Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur sot në Korçë, ku për pasojë ka humbur jetën një person.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugorë Nikollarë-Maliq.
Shtetasi me inicialet T.M, banues në fshatin Popcisht, humbi jetën pasi u përplas me makinën të cilën drejtonte.
Policia ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.














