Ushtrim i egër dhune denoncohet të jetë kryer ndaj të dyshuarit të arrestuar në polici lidhur me shpërthimin tek farmacia e familjes së ministrit të Brendshëm. Artan Qefalia, vëllai i të prangosurit Alfred Qefalia, në një intervistë televizive sot, tha se policia ushtroi dhunë të egër fizike ndaj vëllait të tij, që të pranonte atentatin. Alfred Qefalia, është një nga personat e arrestuar në policinë e Tiranës, pasi shihet si i përfshirë në vendosjen e tritolit ne farmacinë e Bashkim Tahirit. Vëllai i Alfredit, Artan Qefalia, duke folur sot me gazetarin Flamur Vezaj në Tv informativ Abc News, tha se asnjë akuzë nuk është e vërtetë, por policia e ka dhunuar vëllanë që të pranojë autorësi të një krimi që nuk e ka kryer. Vëllai i Alfred Qefalise ngurron të bëjë publike pamjen e tij. Ai i trembet hasmërive tani që në media, vëllait të tij i faturohen disa atentate me pagesë. Por pasi ka parë videon e personit që vendos tritolin në farmacinë e Bashkim Tahirit, Artan Qefalia thotë se vëllai i tij ka një fizik të ndryshëm nga atentatori. Artan Qefalia thotë se policia kërkon viktimën e radhës, për t’i faturuar një krim që nuk e ka kryer. Artan Qefalia thote se nuk e njeh Emirjon Gjutën, personin që përdorte celularin e përdorur për shpërthimin e tritolit. Ai mohon njohjen me Kristi Pine, që mendohet se ka pranuar të bashkëpunoje me drejtësinë dhe është bashkëpunëtor me Alfred Qefalinë në disa ngjarje. Artani pranon se vetëm me Admir Tafilin ka dijeni që njihen. Artani, referuar vendimit të Gjykatës së Tiranës, thotë se Alfred Qefalia akuzohet vetëm për ndihmë ndaj Tafilit dhe armëmbajtje pa leje. Alfred Qefalia u arrestua pak dite më parë. Ai akuzohet se është bashkëpunëtor i Kristi Pines në disa atentate me tritol. Prokuroria e akuzon edhe se ka kryer një shpërthim me eksploziv në komisariatin e Korçës, për të shpërqendruar policinë nga arratisja e burgut te Drenovës.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...