Teksa kryeministri Rama ka bërëpublike shpërblimet e fundvitit për një sërë kategorish, një reagim ka ardhur nga deputeti socialist Erjon Braçe, në rrjetin social Facebook. Ai i është referuar të gjithë akuzave dhe ofezave ardhur në këtë drejtim, duke i cilësuar terësisht banale.
“S’KA SHPERBLIM PER QEVERINE, ADMINISTRATEN E QEVERISE, KUVENDIN, POLITIKEN E POLITIKANET!!
Edhe një herë;
Sinqerisht, as që i kuptoj e as që i pranoj një pjesë të komenteve për “shperblimin” e caktuar nga Qeveria për disa kategori sociale dhe shërbyesish publikë!!
Sidomos, këto dënglat me luftë klasash apo rikthim të Enverit!! Banale terësisht!!
Thjeshtë e qartë;
Asnjë qeveritar, President, nëpunës të tij, Kryetar Kuvendi, nëpunës të Kuvendit, deputetë, Kryeministër, ministra, zëvendësministra, NUK DO TE MARRE SHPERBLIM!!;
Asnjë nëpunës i administratës së Qeverisë, sekretar i përgjithshem, drejtor i përgjithshëm, përgjegjës, nëpunës etj,
NUK DO TE MARRE SHPERBLIM!!;
Asnjë i zgjedhur vendor, Kryetar Bashkie, Komunë, këshilltar, NUK DO TE MARRE SHPERBLIM!!;
Pra, qartë e troç: ASNJE POLITIKAN, QEVERITAR, DREJTUES POLITIK NE ADMINISTRATE E NEPUNES I QEVERISE, NUK DO TE MARRE SHPERBLIM!!
Në anën tjetër, të gjithë ata që përfitojnë shpërblim, NUK JANE NJEREZ TE ADMINISTRATES!!
Janë; pensionistë dhe pensionistë kryefamiljarë, familje me ndihmë ekonomike, persona me aftësi të kufizuara, veteranë të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, ish të përndjekur politikë mbi 65 vjeç;
familje të policëve të vrarë në krye të detyrës, familje të ushtarakëve të vrarë në krye të detyrës;
mësues të 10 shkollave të renditura si të tilla nga rezultatet e maturës shtetërore, nxënës e studentë të ekselencës, personeli mjekësor i tre qëndrave mjekësore më të mira në vend, policë të njësisë më të mirë operacionale që është ajo e qarkullimit rrugor, rojtarë të parkut më të mbrojtur në vend, parkut të Divjakës.
CFARE KA KETU PER KLASE E LUFTE NDAJ KLASAVE TE TJERA?
PO ENVERIZMI KU QENKA KETU?
BOLL ME IDIOTSI!!
E kam thënë e do vijoj t’ja them kujtdo; QEVERIA NUK KA PARA TE SAJAT, AS KUVENDI, AS UNE E CILIDO TJETER!!
JANE TE GJITHA PARA TE KRIJUARA NGA TATIMET E TAKSAT QE PAGUAJNE SHQIPTARET NE CDO CEP TE KETIJ VENDI!!
Natyrisht; Politikisht do kërkoja që të gjithë të përfitonin nga një shpërblim për vitin e ri!!
Por, Politikisht secili nga ne ka detyrën të mos dëmtojë me vendimet që merr të përgjithshmen, stabilitetin e financave që kemi detyrë të mirëadministrojmë.
Miq, JEMI ENDE NE VESHTIRESI EKONOMIKE!! NUK DUAM TE GENJEJME KERKEND!! KAQ PARA KISHTE DHE KETO SHPERNDAME DUKE BERE ME TE MIREN E DUKE MOS DEMTUAR APO CENUAR FINANCAT PUBLIKE!!
Duhet më shumë? Patjetër që duhet më shumë, punë më shumë e përgjegjësi më shumë!!
Kush nuk i ka s’ka pse të ngrohë vendin!!”, ka shkruar Braçe.















