Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka vizituar sot Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, ku realizoi takim pune me Drejtorin për çështje të Evropës Juglindore pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, Tomas Jazdgerdi.
Ahmeti dhe Jasdgerd diskutuan për situatën aktuale politike në rajon, integrimet euro-atlantike dhe marrëdhëniet etnike në Maqedoni.
Lideri i BDI-së tha se partia ne tij është e vendosur ta dërgojë Maqedoninë drejt BE-së dhe NATO-s.
Ndërsa, Jasdgerd theksoi se SHBA-ja do të qëndrojë gjithnjë pranë Maqedonisë në rrugën e saj euro-atlantike.
Një theks i veçantë u vu mbi rëndësinë e përmirësimit të mëtejshëm të raporteveetnike , si shtyllë për ndërtimin e paqes në Maqedoni.















