Ahmeti këtë e ka lidhur me faktin se sivjet do të mbahen zgjedhjet lokale në Republikën e Kosovës. Meqë është vit zgjedhor, ai ka thënë se deri në fund të vitit pret që të shtohen sulmet ndaj tij. Thotë se ndihet i shkatërruar pas punës së shumtë që e ka bërë si kryetar komune.
Ai ka folur edhe për kandidaturën e “Vetëvendosjes” për kryetar të Prishtinës. Sipas tij, “Vetëvendosja” ka shprehur dëshirë ai të kandidohet edhe për një mandat.
Megjithatë, Ahmeti duke folur për TV Dukagjinin, ka thënë se është shumë problem të punosh në një sistem krejt ndryshe për rregullimin e kryeqytetit, duke u ballafaquar me një sistem krejt tjetër që për disa vjet e ka shkatërruar atë.
Duke marrë parasysh angazhimin e madh si kryetar komune të kryeqytetit, Ahmeti ka thënë se familja nuk po kanë dëshirë që ai sërish të kandidohet. Por, siç ka thënë ai, “nuk guxojmë ta lëmë në gjysmë projektin e Prishtinës”.






















