“Ne e dimë se përfaqësuesit politikë shqiptarë e kanë si arsyetim kryesor formimin antikushtetues të të ashtuquajturës Ushtria e Kosovës dhe atë nuk mund ta dërgojnë në Kuvend pasi nuk ka kushte, për shkak se përfaqësuesit serbë nuk do të marrin pjesë”, ka thënë Gjurin për Radio Televizionin e Serbisë.
Ai gjithashtu ka thënë se deputetët serbë po kthehen në Kuvendin e Kosovës për ta kundërshtuar formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Tani përfaqësuesit serbë kanë thënë qartë se do të shkojnë në Kuvend dhe publikisht do të jenë kundër formimit të ushtrisë si dhe të bëjnë gjithçka që është e mundur në mënyrë institucionale. Dhe një gjë e tillë duhet mbështetur”, ka shtuar Gjuriq, transmeton lajmi.net
Përndryshe, Lista serbe para më shumë se pesë muajve e ka filluar bojkotimin e punës së Kuvendit të Kosovës në shenjë proteste ndaj miratimit të Ligjit për Trepçën.
Kurse në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe Rregullores së Kuvendit deputetëve që mungojnë për gjashtë muaj rresht në seanca u merret mandati. Por, deputetët e Listës Serbe po kthehen legjislativin e vendit pak ditë para se të bëhen gjashtë muaj mungese.
Kjo është konfirmuar edhe nga vet Gjuriq, i cili ka thënë se Prishtina zyrtare kishte për qëllim që t’i privojë mandatet e deputetëve serbë.
“Ata donin të përfitojnë nga disa paragrafeve të legjislacionit të Prishtinës për t’ua hequr mandatin e deputetëve serbë në qoftë se ata do të mungonin gjashtë muaj”, ka thënë më tej Gjuriq.






















