Është bërë i ditur program i festivalit filmit të shkurtër në Gjakovë, Shqip Film Festival, i cili sivjet organizon edicionin e pestë nga 10 deri më 13 dhjetor.
Regjisorët evropianë që do të jenë të pranishëm, sipas drejtorit artistik Naser Shatrolli, janë Izer Aliu dhe Kristinë Nrecaj, ndërsa si kinematografia shqipe e zhvilluar jashtë, si ajo e zhvilluar në vend, do të shfaqen në sallën e muzikës “Prenk Jakova“.
Festivali ka shtatë çmime që ndahen nga një juri prej pesë anëtarësh, ndërsa çmimi special i festivalit është titulluar “Faruk Begolli”.
Në ditën e parë të festivalit shfaqen filmat “Daja”, “E dashur Nita”, “Përtej”, “Djepi” dhe “Shpresa”, pastaj në ditën e dytë “Shpirtra të ngjashëm”, “I jashtëligjshmi”, “The good life, over here” dhe “Heshtja”.
Në ditën e fundit, ndërkaq, shfaqen filmat “Leksione”, “Vhulmit”, “Loren”, “The Killers”, “Më në fund në shtëpi” dhe “Piano”.


















