Në një komunikatë për medie OVL e UÇK-së, e pati quajtur raportin e prokurorit Klint Uilliamson si jologjik, qesharak, antihistorik, tendencioz dhe inferior ndaj luftës së pastër të UÇK-së
Raporti i publikuar gjatë fillimit të kësaj jave për krimet e pretenduara të kryera gjatë luftës 1998-99 në Kosovë, ka ngjallur reagime të shumta nga ana e shoqërisë.
Derisa përfaqësues politikë dhe institucionet e vendit kanë shprehur përkrahjen e tyre lidhur me hetimet të dala nga raporti i prokurorit amerikan Klint Uilliamson (Clint Williamson), Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka kërkuar që ky proces të bojkotohet nga luftëtarët e lirisë.
Në një komunikatë për medie OVL e UÇK-së, e patë quajtur këtë raport si jologjik, qesharak, antihistorik, tendencioz dhe inferior ndaj luftës së pastër të UÇK-së, ushtri që siç kanë thënë ka luftuar në trojet e veta, ka mbrojtur trojet e robëruara nga okupimi dhe nuk ka sulmuar asnjë territor të ndonjë shteti fqinj.
Të kontaktuar nga gazeta Tribuna zyrtarë të organizatës edhe pse nuk kanë pranuar të deklarohen më shumë rreth këtij raporti, kanë komentuar rreth deklaratave që po japin përfaqësues të ndryshim politik dhe analistë.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Smajl Elezaj u është kundërpërgjigjur të gjithë atyre që thonë se Gjykata Speciale do të ndihmojë në heqjen e njollës që është vënë mbi UÇK-së dhe mbi shtetin.
“Njollë kanë vetë këta që i janë gëzuar këtij raporti. Këta shërbyes të Rankovicit”, ka thënë Elezaj me tone nervozizmi.















