Gjykata Kushtetuese nuk është dashur që të pranojë kërkesën e deputetëve të PDK-së për interpretimin e ligjshmërisë së zgjedhjes së liderit të LDK-së, Isa Mustafa, në postin e kryetarit të Kuvendit. Kështu mendon ish- gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Gjylieta Mushkolaj.
Megjithatë, sipas saj, pas dërgimit të komenteve të bllokut trepalësh, LDK, AAK, Nisma, kjo çështje detyrimisht duhet të trajtohet nga Gjykata Kushtetuese, prandaj Mushkolaj e konsideron si “gabim taktik” të Grupi Parlamentar: LDK, AAK, Nisma, dërgimin e komenteve në Kushtetuese.
Mushkolaj, tha se PDK-ja e ka dërguar në Kushtetuese Isa Mustafën, me qëllim që të fitojë kohë për të siguruar mbetjen në pushtet.
Ajo në një intervistë për gazetën “Zëri” thotë se Blloku Tri-partiakë bëri autogol kur i dërgoi komentet në Kushtetuese. Gjylieta thotë se deputetët vendosin për grupin më të madh parlamentar, jo Kushtetuta.
















