Personalisht Millan Knezheviq më ka kërcënuar se do më thejë edhe këmbën tjetër, si dhe më ka quajtur shiptar të shoqëruar me fjalë që edukimi im personal dhe i familjes nuk më lejon që ti bëjë publike ato fjalë, tha Shkrela.
Shkrela tha se është fyer edhe nga deputetët tjerë të FD, ku Millutin Gjukanoviq i ka sharë nënën shqiptare.
Në vendin tonë nuk janë të vlerësuar meshkujt të cilët kërcënojnë, kjo është një tipar i njerzve të dobët të cilët në mungesë të argumenteve ata përdorin kërcënime dhe fyerje, është shprehur Shkrelja.
Kujtojmë se dje Parlamenti i Malit të Zi votoi për heqjen e imunitetit deputetëve të Frontit Demokratik (DF) Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq dhe pas heqjes së imunitetit deputetët e FD të cilët së bashku me disa qindra përkrahës të tyre protestonin para Parlamentit, kanë hyrë në Parlament punën e të cilit e bojkotojnë nga zgjedhjet e 16 tetorit dhe sulmuan dhe fyen deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve.
//platform.instagram.com/en_US/embeds.js






















