Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, menjëherë e ka dënuar atë që ai e ka cilësuar si sulm kundër filozofit dhe poetit Sufi, për nder të të cilit është ndërtuar tempulli në qytetin Sehwan në provincën Sindh.
Rrjeti pakistanez, Dawn TV, i ka cituar zyrtarët mjekësorë që kanë thënë se trupat e 25 personave të vrarë dhe 25 vetë të plagosur seriozisht, janë dërguar në një spital lokal.






















