Drejtoresha e Arsimit në Shkodër, Erjeta Laçej ka dhënë dorëheqjen pas 10-muajsh në detyrë. Dorëheqjen e ka dorëzuar në Ministrinë e Arsimit dhe e Sportit, ndërkohë që kjo e fundit pritet të emërojë drejtorin e ri.
Ende nuk dihen motivet e sakta se përse Laçej dha dorëheqjen, por sipas disa burimeve, kanë qenë fluksi i punës dhe performanca jo e mirë ajo që ka shtyrë në marrjen e këtij vendimi.
Laçej u përzgjodh në krye të DAR në Shkodër nëntorin e vitit të kaluar, pas një debati publik të organizuar në sallën e rektoratit, ku pesë kandidatët prezantuan platformat e tyre për arsimin.
Erjeta Laçej 43 vjeç, është diplomuar në universitetin e Shkodrës për cikël të ulet, e më pas për gjuhë shqipe.















