Avokatët thonë se vendimi i gjykatës është masë ekstreme kundër personave që nuk përbëjnë rrezikshmëri
Gjykata në Tiranë sapo konfirmoi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani (jo “Ardian” sipas saktësimit të emrit nga autoritetet) dhe Inspektores së Përgjithshme, Elivar Golemi.
Kryetarja e Trupit Gjykues, Blerin Muça nuk ndryshoi vendimin e martë të premten që i hapi rrugën arrestimit të zyrtarëve të lartë bankarë Fullani dhe Golemi.
Të pandehurit në seancë nuk e kanë pranuar akuzën dhe janë deklaruar të pafajashëm.
Prokurori Ramadan Troci këkroi në gjykatë që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura për shkak të elementë sekretë që përmabnte çështja.
Avokati i të pandehurit Fullani, Maks Haxhia tha se klienti nuk kishte mundëis të ndikonte në ndonjë çështje, pasi është shkarkuar nga Këshilli Mbikqyrës, as me rrezikshmëri, as i dyshuar se do të largohej ndokund.
Avokati Haxhia tha se gjykata nuk i mori parasysh kërkesat duke arguemntuar procedurat, që sipas tij nëse vlerësohej për këdo, çdo zyrtar mund të arrestohej.
Avokatët thonë se vendimi i gjykatës është masë ekstreme kundër personave që nuk përbëjnë rrezikshmëri.
Sipas zotit Haxhia, masat ekstreme zbatohen për çështje ekstreme dhe pretendimet nuk qëndrojnë për akuzën “shpërdorim detyre”.
Zyrtarët Fullani dhe Golemi gjykohen për rastin e vjedhjes së 713 milionë lekëve apo 7,2 milionë dollarëve nga Departamenti i Emisionit në Thesarin e Bankës së Shqipërisë.
Pas seancës gjyqësore, të pandehurit Fullani dhe Golemi u dërguan përsëri në selinë e Drejtorisë së Policisë së Tiranës deri në vendimin e transferimit në burg 302 ose 313.















