Gjatë muajit dhjetor konstatohet një rritje e numrit të automjeteve që presin të kryejnë kontrollet teknike, në të vetmen pikë kolaudimi në qytetin e Shkodrës.
Dhjetëra automjete detyrohen të qëndrojnë në radhë të gjata, të cilat fillojnë që nga orët e para të mëngjesit, për të vijuar edhe me nga 2-3 ditë. Shkak për këtë fluks bëhet fakti se ekziston vetëm një pikë kolaudimi në qarkun e Shkodrës.
Sipas drejtuesve të automjeteve, kjo situate përsëritet çdo fundvit. Ata kërkojnë hapjen e pikave të tjera të kolaudimit, për të shmangur kaosin që krijohet gjatë muajit të fundit të vitit.
Burime pranë kompanisë që kryen kontrollet teknike, bëjnë me dije për “News24” se fluksi është i madh dhe ndonëse po punohet me orare më të zgjatura, shumë automjete detyrohen të rrinë në radhë edhe për disa ditë.
Sipas drejtuesve të kompanisë, përballimi më me shpejtësi i këtij fluksi është i pamundur, pasi kjo pikë kolaudimi kryen kontrollet teknike të 3 rretheve të qarkut, të Shkodrës, Malësisë se Madhe dhe Pukës
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















