Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën Martë, 23 Dhjetor 2014. Gazeta “Panorama” hapet me shkrimin kryesor; “Deri më 30 dhjetor, pensionet, datat për ndarjen e shpërblimit”. “PD-PS drejt paktit për Parlamentin, zbardhet debati i Bashës me deputetët”. “Vrasjet në Selitë, sherri për borxhin 265 mijë euro”. “Aksidenti, vdekja e djalit të Zhitit, policia: Shkak punimet në autosradë”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “PS: OK Gent Sejkos. “E votojmë për Këshillin e BSH”. Tituj të tjerë janë; “Patozi, Bashës: Mirë që erdhi Kukan që mblodhe grupin e PD”. “Tiranë, lista e dytë me dy mijë pronarë. Dosjet me probeleme, kush përfitojnë”. “Apeli në polici, vritet shqiptari në Siri. Familja: Të kthehen tre fëmijët”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Dosja e Prokurorisë, si u organizua mashtrimi me azilin në Gjermani”. Tituj të tjerë janë; “Bojkoti drejt fundit, PD-PS arrijnë marrëveshjen, replikat Berisha-Imami në grupin parlamentar”. “Shpërblimet për pensionistët, grafiku i shpërndarjes dhe shumat përfituese”. “Këshilli i Bankës, PS i jep ‘OK’ Sejkos, debatet në grup për rrëzimin e Arben Malajt”. “INSTAT: Në 4 vite u kthyen 150 mijë emigrantë shqiptarë”. Gazeta “Shekulli” ka si titull kryesor, “Grafiku, ndahen paratë e pensionistëve”. Tituj të tjerë janë; “Anëtarët, BSH, PS voton kandidatin e Presidentit”. “Mësuesit, përgjigjet e testit në ciklin e ulët”. “Gjykata e Lartë, Nishani fut në garë gjyqtarët që i dhanë fitoren Bashës”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Nuk ka firmë por ka marrëveshje PS-PD”. Tituj të tjerë janë; “Shpërblimet e fundvitit, datat për pensionistët”. “Bushati: Në 2015, trajtim më i mirë për diplomatët”. “Ekzekutimet në Selitë, me paramendim”.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















