Dy shtetas grekë janë arrestuar në pikën kufitare të Muriqanit në Shkodër, pasi u kapën me mallra kontrabandë.
Të arrestuarit janë Paschalis Papadopovlos 28 vjeç dhe Vasileios Kumaris 32 vjeç, të dy banues në Selanik.
Sipas policisë, dy grekët u kapën duke dalë nga Shqipëria dhe në automjetin e tyre tip Ford Fiesta me targa ZXO 3358 u gjetën 534 bixhu të ndryshme, 36 ikona të madhësuve të ndryshme dhe 1 orë dore.
Mallrat ishin të padeklaruara në doganë dhe do të transportoheshin drejt Malit të Zi. Ata akuzohen për kontrabandë me mallra të tjera.















