(Foto: Aksidenti në aksin Vlorë-Fier)
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Vlorë-Fier mëngjesin e sotëm me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 7 të tjerëve që ndodheshin në në një furgon pasagjerësh.
Policia e Vlorës njoftoi se rreth orës 07:30, në autostradën Vlorë-Fier ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi.
Shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se në afërsi të kripës, një automjet tip “Furgon” me targë AA050EK, me drejtues shtetasin M.H., 22 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin në drejtim të Fierit, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me traversën anësore, ku për pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar 7 shtetas, ndërsa 1 tjetër ka humbur jetën në vend.
Punohet për identifikimin dhe gjeneralitetet e personave. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, shkaqeve të aksidentit.
















