Policia e Tiranës ka gjetur 4 gëzhoja pistolete në vendngjarje, ndërsa deri më tani janë shoqëruar në komisarit dy të rinj me inicialet P.G dhe E.D, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e konfliktit. Ata udhëtonin me një automjet tip “Mercedes Benz”
Blutë e kryeqytetit kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët, dhe për të zbuluar motivet e kësaj përplasje. Ende nuk ka një njoftim zyrtar të policisë për ngjarjen në fjalë.






















