Analisti politik Shkëlzen Maliqi, duke folur për librin e tij “Shembja e Jugosllavisë, Kosova dhe rrëfime tjera”, tha se dialogu Prishtinë-Beograd është çështje serioze që duhet të zgjidh çështjen e Kosovës, sepse pa zgjidhjen e këtij problemi “nuk ka stabilitet dhe siguri në rajon.
Duke deklaruar se përveç problemit të Kosovës në territorin e ish-Jugosllavisë ka probleme të tjera, të tilla si “Bosnja dhe Republika Srpska, ndoshta edhe Maqedonia”, Maliqi tha se këto probleme janë megjithatë pak më të vogla duke shtuar se: “Gjatë gjithë shekullit të njëzetë, nga marrëdhëniet serbo-kroate, eventualisht marrëdhëniet sllovene, qendër e stabilitetit, të cilat Jugosllavia si shtet kishte për ti zgjidhur për gjithë rajonin, ishin marrëdhëniet shqiptaro-serbe.
Pasi kjo të jetë e zgjidhur, atëherë nuk ka krizë, që do të thotë të përcaktohen territoret, shkruan Anadoly Agency.
Maliqi tha se deklarata e Ramës në Beograd ishte e saktë, pavarësisht se politikanët serbë thanë se ishte një “provokim”.
Regjisori, shkrimtari dhe kolumnisti Zlatko Pakoviç theksoi se titulli i librit “Shembjae Jugosllavisë, Kosova dhe rrëfime tjera”, i cili tingëllon si një lloj studimi, nuk është i rastësishëm, sepse e vendosë Kosovën si pikë shpërbërje dhe problem i nxehtë që kurrë nuk është zgjidhur.
Ndërsa, në panel kanë qenë të pranishëm edhe një sërë figurash të tjera, që kanë folur për çështje të rëndësisë rajonale.
















