Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka marrë masa disiplinore ndaj 8 punonjësve të policisë të cilët kanë abuzuar me detyrën. Sipas një njoftimi për shtyp të institucionit, MPB ka marrë vendime dhe ka dënuar efektivët e policisë që kanë shkelur ligjet.
Kështu, 4 të punësuar kanë marrë gjobë me para, njëri paralajmërim me shkrim, 2 policë kanë marre përjashtim nga puna, dhe njërit i është shqiptuar masa e shpërndarjes një shkallë më poshtë.
Ndërkaq, edhe komandantit të stacionit policor në Grupçin me inicialet XH.S i është shqiptuar masa e dënimit me para.
















