Tre shqiptarë, 6 britanikë, një rus dhe një spanjoll u arrestuan sot në Spanjë të akuzuar për trafik droge drejt Britanisë së Madhe.
Gjatë operacionit antidrogë, policia sekuestroi 150 kg marijuanë, ndërsa sqarohet se trafiku drejt shtetit ishullor bëhej përmes disa furgonëve të marrë me qira. Policia sekuestroi gjithashtu edhe 36 mijë Pound, 8 makina dhe pajisje të tjera që shërbenin për përpunimin e drogës.
Hetimi i autoriteteve spanjolle filloi në Janar kur u vunë re lëvizje të dyshimta të një grupi që kultivonte kanabis në një pronë private.
Të gjithë të arrestuarve nuk u janë publikuar emrat, ndërkohë nuk dihet se çfarë roli kishin shqiptarët në këtë trafik ndërkombëtar droge.

















