Gjykata e Tiranës i ka shpallur të pafajshëm sot, dy ish-drejtuesit e Gardës së Republikës, Ndrea Prendin dhe Artan Hoxhën, të akuzuar për shpërdorim detyre.
Sipas prokurorisë, Prendi si ish-Komandant i Përgjithshëm i Gardës dhe Hoxha, si zëvendësi i tij deri në vitin 2013, duhej të shpalleshin fajtorë pasi kishin firmosur dhënien e pagës së 7 muajve, Shefes së Sektorit të Personelit të Gardës, Shqipe Jasimit, kur ajo nuk kishte qenë asnjë ditë në punë.
Hetimi nisi pas një kontrolli të Ministrisë së Brendshme në Gardë.















