Numri i viktimave në ShBA ka pasur një trend rritës gjatë 24 orëve të fundit. Vetëm sot, 1,554 persona kanë humbur betejën me pandeminë e COVID-19, ndërsa numri total i viktimave ka shkuar në 25,195 .
Gjithsej në SHBA janë 603,488 të infektuar. Fatmirësisht, edhe numri i të shëruarve është rritur në 38,131 persona që kanë lënë spitalin.
Shteti më i prekur vijon të mbetet New York ku edhe aty vihet re një trend rritës në numrin e të vdekurve. Në New York, në 24 orë u raportuan 778 viktima me një total prej 10,834 të vdekur.
Në një konferencë për shtyp, guvernatori Andrew Cuomo u shpreh se janë regjistruar dhe 1600 raste të reja të infektuar me COVID-19.
Gjithsej numërohen 202,208 persona të diagnostikuar me koronavirusin e ri.



















