• Latest
  • Trending
  • All

Riatdhesimi i shqiptarëve/ Ja kur nis, plani për strehimin dhe kush do paguajë hotelet

14/04/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 6 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Riatdhesimi i shqiptarëve/ Ja kur nis, plani për strehimin dhe kush do paguajë hotelet

14/04/2020
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka sqaruar se si do të kryhet procesi i riatdhesimit nëpërmjet avionëve të Air Albania. Sipas saj, të gjithë ata që duan të kthehen do të stresohen kundrejt një pagese të arsyeshme për 14 ditë në disa hotele në Durrës, të cilët do t’i përzgjedhin vetë ata.

Air Albania do të nisë fluturimet nga disa destinacione evropiane. Për të plotësuar kushtet e karantinimit, Ministria e Turizmit ka arritur marrëveshje me disa struktura hoteliere në Durrës. E gjithë paketa ku përfshihet transporti ajror dhe akomodimi do të mund të aplikohet online me pagesa të arsyeshme.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Me mbërritjen në aeroportin e Rinasit, mjekët do të kryejnë vizitat ndaj tyre. Qëndrimi në karantinë do të zgjasë për 14 ditë dhe vetëm më pas do të ktheheni në shtëpitë tuaja sigurisht duke zbatuar të gjitha rregullat.

Fluturimet e Air Albania mund të përdoren për të udhëtuar nga Tirana drejt Italisë për qytetarët shqiptarë apo italianë. Edhe në këtë rast, ju bëjmë me dije se duhet të respektoni rregullat e shtetit italian. Sistemi elektronik do të jetë në dispozicion nga dita e enjte. Qeveria shqiptare është e angazhuar për të realizuar me sukses riatdhesimin” tha ministrja Balluku.

Njoftimi i plotë

Duke filluar nga dita e shtunë, datë 18 prill, “Air Albania” do të nisë fluturimet nga disa destinacione europiane, të cilat janë vlerësuar nga ne, si pikat kryesore për të kryer transportin e udhëtarëve shqiptare, të cilët duan të kthehen në atdhe.

Për të plotësuar kushtet e karantinimit ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka arritur një marrëveshje me disa struktura hotelerie, në zonën e Durrësit, të cilat kanë shprehur vullnet për t’u transformuar në struktura karantinimi COVID-19.

Transporti ajror për procesin e riatdhesimit do të kryhet nga kompania flamurmbajtëse “AIR ALBANIA”. E gjitha kjo paketë ku përfshihet transporti ajror dhe strukturat e hotelerisë, të vendosura në dispozicion të karantinimit, do të mund të rezervohet online me pagesa të arsyeshme, të cilat garantojnë shërbimin tuaj në kushtet e sigurisë sanitare dhe atyre shëndetësore.

Për të kryer rezervimin e paketës së riatdhesimit tuaj, fillimisht duhet të aksesoni faqen e internetit AIRALBANIA.com.al dhe më pas rubrikën riatdhesime.

Klikoni në linkun e hotelit, për të zgjedhur paketën që ju përshtatet dhe më pas konfirmoni formularin elektronik të kushteve të karantinimit. Ky formular do të firmoset nga ju fizikisht gjithashtu në momentin e lëshimit të bordin pass në sportelet e Air Albanias në aeroportet nga të cilët do të udhëtoni.

Ju lutem lexoni me kujdes kushtet e vendosura në atë formular, pasi nuk do të tolerojmë askënd, që do të thyejë rregullat e vendosura dhe të pranuara, duke vënë në rrezik sigurinë shëndetësore të të gjithë qytetarëve shqiptarë, përpjekjet e secilit prej nesh, në këtë luftë me armikun e padukshëm.

Pasi të keni pranuar kushtet e karantinimit, ju mund të procedoni me pagesën elektronike për 14 ditët e qëndrimit në strukturën akomoduese. Në emailin tuaj do t’ju mbërrijë konfirmimi i rezervimit të akomodimit, së bashku me një kod unik identifikues, të cilin do ta përdorni për të vijuar me rezervimin e biletës së avionit.

Pra kthehuni në faqen e Air Albanias dhe me kodin që tashmë posedoni kryeni rezervimin e biletës dhe pagesën e saj. Kështu do të keni përfunduar procesin e rezervimit të riatdhesimit tuaj.

Air Albania do t’ju dërgojë elektronikisht të gjitha detajet e fluturimit tuaj, aeroportin përkatës, ditën dhe orën e saktë të fluturimit. Me mbërritjen në aeroportin e Rinasit, strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Kujdesit Social do të verifikojnë gjendjen tuaj shëndetësore, dhe më pas të shoqëruar nga mjetet e transportit, të cilat ofrohen nga strukturat akomoduese, nën shoqërimin e Policisë së Shtetit, do të drejtoheni për në zonën e Durrësit.

Qëndrimi në karantinë do të zgjasë për 14 ditë dhe vetëm pas verifikimit nga stafet mjekësore të gjendjes tuaj shëndetësore, ju do të ktheheni në shtëpitë tuaja, sigurisht duke respektuar të gjitha rregullat e vendosura nga Qeveria Shqiptare gjatë periudhës së pandemisë.

Dua t’ju bëj me dije, gjithashtu se fluturimet e “Air Albania”, të cilat do të nisin me Romën këtë fundjave, por do të pasohen edhe me destinacione të tjera, mund të përdoren për të udhëtuar nga Tirana drejt Italisë, nga qytetarët italianë, apo shqiptarë, të cilët kanë një leje qëndrimi të vlefshme për të jetuar dhe punuar në shtetin fqinj.

Edhe në këtë rast u bëjmë thirrje të gjithë të interesuarve, që të respektojnë të gjitha kërkesat dhe rregullat e vendosura nga shteti Italian, për procesin e riatdhesimit. Sistemi elektronik për rezervimet online do të jetë i disponueshëm duke filluar nga dita e enjte, ora 10:00.

Për çdo paqartësi që do të ndeshni gjatë procesit të riatdhesimit NE do të vendosim në dispozicionin tuaj disa numra kontakti, ku mund të gjeni përgjigje apo ndihmë.

Qeveria Shqiptare është e angazhuar për të realizuar me sukses riatdhesimin tuaj, por pa cenuar asnjë nga masat dhe rregullat e vendosura për mbrojtjen nga COVID -19. Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj. Vetëm së bashku mund ta fitojmë këtë luftë me armikun e padukshëm.

Kemi sakrifikuar jo pak, për të arritur deri këtu, ndaj nuk duhet të humbim vigjilencën kundrejt këtij armiku dinak, i cili nuk kursen askënd.

Previous Post

Shifra dramatike/ 1554 viktima në 24 orë në SHBA, gjysma në Nju Jork

Next Post

“Prit një minutë, kush mendon se je…”?!/ Ja çfarë ndikoi tek vendimi i për t’u larguar nga familja mbretërore

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Next Post

“Prit një minutë, kush mendon se je…”?!/ Ja çfarë ndikoi tek vendimi i për t’u larguar nga familja mbretërore

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.