Pas videos së publikuar në mediat online ku shfaqej një polic në Tiranë duke dhunuar një taksist brenda makinës së këtij të fundit, Policia e Tiranës ka sqaruar ngjarjen.
Raportohet se i arrestuari Preng Gjikolaj, që duket në pamje si taksistm kishte përplasur dy automjete dhe ishte larguar nga vendngjarja. Aksidentin e shkaktoi duke drejtuar një automjet me targa AA 904 LH. Më pas, ai është duke drejtuar nje mjet taksi me targa AA070T.
Punonjësi i Policisë rrugore që ka konstatuar shoferin e identifikuar si shkaktar të aksidentit të dyfishtë ka tentuar ta ndalojë dhe ta nxjerrë nga mjeti për të shmangur ndonjë ngjarje tjetër, por ka hasur në kundërshtimin e tij.
Shtetasi Gjikolaj është larguar me forcë me mjetin me targe AA 070 T dhe u ndalua nga shërbimet e Komisariatit nr 4 në Tiranë.
Pasi ju bë testi i alkoolit rezultoi se Gjikolaj kishte konsumuar 0,65 mg/l dhe u arrestua.














