Gjithashtu, Policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: Dalibor Jovanoviç 36 vjeç, banues në Maqedoni; Viktor Krstevski 34 vjeç, banues në Maqedoni; Dragan Kovaçeviç 29 vjeç, banues në Malin e Zi; Dragis Gogiç 25 vjeç, banuese në Malin e Zi.
Policia thotë se i plagosuri është shtetasi malazez V.M. 28 vjeç. Ai ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjithashtu janë plagosur lehtë shtetasit Dragan Kovaçeviç, Dragisa Gogiç dhe Viktor Krstevski. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime edhe shtetasi Altin Hakami dhe bashkëshortja e tij shtetësja L. Hakami 35 vjeçe, banuese në Londër, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën.






















