“Qeverisë së koalicionit PDK-LDK- Lista Serbe pas tërheqjes të projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi nga kuvendi, i kanë mbetur vetëm dy rrugë: Tërheqjen nga versioni i marrëveshjes për të cilin nuk i patën votat e mjaftueshme ose dorëheqjen e qeverisë në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme”, shkruan ai.
Riprocedimi i këtij versioni, siç vlerëson ai, do të ketë për pasojë jo vetëm rënien e sërishme të këtij versioni të marrëveshjes por në atë rast, mënyrë të pashmangshme edhe rënien e qeverisë.
“Vendi nuk ka më kohë për të humbur. Koha për një marrëveshje të re për demarkim të kufirit me Malin e Zi është tani”, ka thënë Sherifi.





















