Prej 208 milionë grave në mbarë botën, më shumë se 41% prej tyre ballafaqohen me shtatzëni të padëshiruar dhe të paplanifikuar.
Kështu u tha në tryezën “Rëndësia e komunikimit në mes të prindërve dhe fëmijëve për shëndetin seksual dhe riprodhues”, të organizuar nga UNFPA-ja, UNICEF dhe OBSH në ditën ndërkombëtare të kontraceptivëve.
Në këtë tryezë po ashtu u tha se në Kosovë, aborti është ende i përhapur mes grave të martuara dhe beqareve, dhe se metoda më e përdorur gjerësisht e kontracepsionit është tërheqja.
Sipas shefes së zyrës së UNFPA-së, në Kosovë ka pasur trende pozitive po se ende ka shumë punë për t’u bërë, madje siç pohoi ajo prej 4531 adoleshentë në Kosovë që janë intervistuar prej tyre 13,3% kanë përjetuar marrëdhënien e parë seksuale.
“Është evidentuar se në Kosovë, nga 4531 adoleshentë që janë intervistuar, 13,3% kanë raportuar të përjetojnë marrëdhënien e parë seksuale në moshën 14, dhe 26.5% e atyre nuk kanë përdorur ndonjë metodë kontraceptive”, tha ajo.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















