Organizatorët e Paradës së Krenarisë në Beograd janë duke i bërë përgatitjet e fundit për shëtitjen e së dielës, edhe pse ende nuk kanë marr leje zyrtare nga organet e sigurisë.
Anëtari i këshillit drejtues së kësaj parade, Goran Miletiq, ka thënë për mediat serbe se nuk është i befasuar me shtyrjen e vendimit për dhënien e lejes për mbajtjen e shëtitjes, pasi që, sipas tij, ky skenar përsëritet nga viti në vit.
Ndërsa, byroja për koordinimin e sigurisë, thonë se nuk e kanë ndaluar paradën e komuniteti LGBT (Lezbike, Gay, Biseksual, Transeksual), por kanë lënë kohë për ndryshim të vendimit, përderisa vlerësohet se rrezikohet siguria e njerëzve.
Në mbështetje të këtij komuniteti kanë dal edhe shumë përfaqësues të Qeverisë së Serbisë dhe zyrtar tjerë.
















