• Latest
  • Trending
  • All

SHËNIM/ A ka fitues në një proces?

22/07/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 6 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

SHËNIM/ A ka fitues në një proces?

22/07/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Edhe pas njoftimit fals të parë për arritjen e konsensusit, por edhe pas atij të vërtetit që përkoi me miratimin me konsensus të paketës së ndryshimeve kushtetuese, njohur gjerësisht si reforma në drejtësi, komentet e analistëve, mediave dhe vetë politikanëve nuk kanë munguar.

Është e natyrshme, për vetë rëndësinë që paraqet kjo reformë dhe është po ashtu e pritshme për vetë efektet që solli miratimi i kësaj reforme që analiza dhe opinione të tilla do të duhet të vijojnë edhe ca.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në këtë kontekst, do të duhet të analizohet edhe “sjellja” e liderëve politikë dhe disa aktorëve/faktorëve të brendshëm dhe ndërkombëtarë të cilët ndikuan jo pak “procesin” dhe rezultatin e arritur.

Së pari, ende asnjë prej organizmave të sistemit gjyqësor dhe atij të drejtësisë nuk e ka përshëndetur rezultatin e arritur. Kjo mund të ketë disa shpjegime të cilat me gjasë nuk duhen kërkuar gjëkundi tjetër, as spekuluar me to, por duhen analizuar tek “sjellja” e kësaj trupe përgjatë të gjithë procesit për hartimin e kësaj reforme. Si pjesa më e anatemuar, trupës gjyqësore nuk iu dha vendi që i takonte në këtë proces, madje as nuk u bë përçapje të merrej dhe vlerësohej mendimi profesionist i tyre. U lanë në cep, u goditën me cinizëm me lloj-lloj epitetesh dhe vendin e tyre e zunë “ekspertët e pavarur”, rezultatet e punës të të cilëve sot janë më të qarta se kurrë. Nëse do të mund ta perifrazonim me një fjali të thjeshtë përfshirjen e tyre përgjatë hartimit të kësaj reforme, më e duhura do të ishte” M’ka çu baba me la gojën”. Tanimë, mbetet të shohim nëse “baba” do t’i vlerësojë me të njëjtin kut të gjithë bijtë e tij, apo lufta e klasave përsëri do të shfaqë kokë…

Së dyti, shprehja “ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron” edhe njëherë rezultoi e saktë, për një pjesë të lidershipit politik shqiptar. Rama mund të ketë fituar, mund edhe të ketë humbur, kjo varet nga këndvështrimi me të cilin e sheh individualisht çdokush. Por, përsa i përket sjelljes së tij të lidhur me këtë reformë, Rama as nuk fitoi dhe as nuk humbi. Si gjithmonë, rezultoi të ishte i njëjti që kemi parë gjithmonë në momente kyçe për zhvillimet e vendit. I tillë dhe këtë herë, njeriu i presionit që bën çdo gjë për të arritur qëllimet e tij, gjuhën e tij e mbushi dhe e mbarsi me lloj-lloj epitetesh ku nuk kurseu askënd që i dilte përballë. Mendja e tij vuri në punë çdo makinacion të mundshëm, ballazi dhe shumë herë fshehurazi, ndaj kundërshtarëve dhe aleatëve të tij. Si gjithmonë, edhe këtë herë, makthi dhe frika e kaplyen dhe si në çdo proces tjetër të rëndësishëm u detyrua të hiqte dorë nga shumëçka synonte të arrinte. Por, këtë herë, qartazi humbi disa miq dhe aleatë, me shumë gjasa përfundimisht…

Ilir Meta fitoi me sjelljen e tij. Atë e plagosën, dhe plagët do të vijojnë të rrjedhin gjak edhe për disa kohë, por padyshim nuk e eleminuan dot. Brenda rrjedhës së lumit të furishëm që po merrte përpara gjithçka që i dilte përpara, diti të gjejë përroin e vet, për të mos devijuar rrjedhën, por për të evituar “humbjen e jetëve të pafajshme”, ai me mjeshtëri solli kontributin e tij të rëndësishëm në rezultatin e arritur, përmes formulës së magjishme dhe të efektshme të konsensusit. Filozofia e barcoletës së famshme “po me tre herë a bëhesh ashtu….?” ndoshta do ta mundojë jo pak mendërisht dhe shpirtërisht dhe rrjedhimisht ndikojë jo pak në sjelljen e mëtejshme të tij, aq më tepër që dhe neni për LGBT në fund u hoq…

Për Lulzim Bashën hapet një sipar i ri, ajo e konfirmimit të një lideri që me aftësinë e tij negociuese diti të sjellë bukën në shtëpinë e tij, kur shumë armiq dhe kundërshtarë i ishin vënë pas.  Bashës, pas këtij momenti, nuk do t’i vërë më në pah kush aftësinë e tij të negocimit, ajo tashmë është e ngulitur fort edhe tek kundërshtarët e tij më të egër. Do të duhet t’i njohin kontributin e mirënjohjes dhe dedikimit ndaj familjes që e promovoi si pakush tjetër dhe që arriti t’i japë dinjitetin e cënuar, sidomos në këto tre vitet e fundit. Ngrehina e kësaj shtëpie sot ka më shumë dritë dhe më pak pluhur. Dhe brenda familjes, për çdo fëmijë, shembull mbetet prindi. “Bëmë baba të të ngjaj” është shprehja që çdokush prej nesh e mëson që i vogël, por jo të gjithë e ndjekim në jetë.

Mjerane ishte tentativa që jo pak u lakua në portalet qeveritare, dje, kur negociohej deri në minutat e fundit, kur si jo pak herë aludohej për ndikimin e Berishës në vendim-marrje. Ama, një ditë më parë, kur u lajmërua për arritjen e konsensusit askush nuk u kujtua ta lidhte “ndikimin” që Berisha kishte tek Basha për arritjen e këtij suksesi.

Sali Berisha mbetet i njëjti, i jashtëzakonshëm në parashikim, i paepur në qëndrim dhe krejt i zakonshëm në gëzimin e fitores. Është shkruar shumë për të dhe do vijojë të shkruhet padyshim.

Edhe kur hesht flet. Kur flet ngre stuhi. Edhe Benit që ecën vetë, i merret goja kur në sfond i del Sali Berisha…

Së fundi, por jo për nga rëndësia, sjellja dhe ndikimi i ambasadorëve dhe faktorit ndërkombëtar ishte ekzemplare. Nuk ka ndodhur më parë, nuk e dimë nëse do të ndodhë më me precedentin e krijuar, por padyshim që faktori ndërkombëtar u ripozicionua fort në zhvillimet e brendshme të Shqipërisë. Ishte në dremitje, i përhumbur dhe shpesh jo reagues ndaj shumë ngjarjeve me ndikim të brendshëm dhe rajonal… Për këdo që nuk ka qënë pjesë apo dëshmitar i negociatave është e padobishme të nxjerrë konkluzione mbi sjelljen e tyre, por, ama, për ndikimin në rezultatin e arritur mund të thuhet shumë. E rëndësishme mbetet sjellja që do të përcaktojë dhe rolin e tyre, të pranuar dhe nga ata vetë, si vëzhgues dhe monitorues me akses të plotë në informacion për shumë aspekte dhe fusha të tjera ku vendi lëngon.

Së fundmi, kush fitoi? Procesi padyshim!

Por, kujdes, sistemi i drejtësisë ndjehet i vetmuar. Nuk duhet lënë i tillë, aq më tepër që e pret sfida e zbatimit të reformës. Ishalla ndodh shpejt se ndryshe rrezikojmë të kemi pas pak kohësh një sistem në depresion…

Post Views: 50
Tags: edi rama
Previous Post

VIDEO EKSKLUZIVE/ Ja njeriu që sulmoi e vrau me armë njerëzit në Mynih

Next Post

Profil/ Romana Vlahutin, kroatja e fortë që mundi “të paprekshmit”

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Profil/ Romana Vlahutin, kroatja e fortë që mundi “të paprekshmit”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.