• Latest
  • Trending
  • All

Profil/ Romana Vlahutin, kroatja e fortë që mundi “të paprekshmit”

22/07/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 6 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Profil/ Romana Vlahutin, kroatja e fortë që mundi “të paprekshmit”

22/07/2016
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme, Vendi
Nga Ylli Pata//

Dy vjet më parë, Shqipërinë e vizitoi Dinko Civitan, prokurori i Kroacisë që futi në burg njeriun më të fuqishëm të vendit të tij, ish-kryeministrin Ivo Sanader.

Ai trajnoi një grup prokurorësh të krimeve të rënda si të ndjekin paranë e politikanëve.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Por këta prokurorë, pas dy vjetësh u hoqën fare si nga Presidenti Nishani ashtu dhe Kryeprokurori Lalla.

Pas kësaj përvoje, Uashingtoni e Brukseli vendosën që të reformojnë nga themelet si akuzën ashtu edhe gjyqësorin në Shqipëri.

Ndërkaq, Federica Mogherini, e sapo caktuar si shefe diplomacisë së BE-së, emëroi si ambasadore në Tiranë, një diplomate kroate, e cila e njihte mirë Uashingtonin dhe kishte marrëdhënie perfekte me amerikanët.

Kjo, pasi përveç se ka qenë një gazetare e njohur e CNN për Ballkanin dhe analiste e Gjykatës për Krime Lufte për ish-Jugosllavinë, Romana Vlahutin ka punuar edhe si pjesë e shërbimit diplomatik të ambasadës së Zagrebit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jo më kot, zonja Vlahutin është emëruar edhe si shefe politike e misionit të OSBE-së në Kosovë pikërisht në vitet përpara shpalljes së Pavarësisë.

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë që i afrohet fundit të mandatit të saj, krahasuar me paraardhësit e saj, duket ndoqi shembullin e gjermanit Helmuth Lohan, duke mos mbajtur një rol protagonizmi publik dhe marrë pjesë në evente të mëdha dhe reality show, por krijoi një profil super-serioz dhe të akullt me politikën e egër shqiptare.

Edhe pse në fillim u mendua se do të kalonte jo me shumë peshë aktiviteti i saj diplomatik, kroatja me flokë të kuqe u kthye në një makth që zhbalancoi një pjesë të mirë të politikës që zunë ta sulmonin “poshtë brezit” një zonjë që vinte nga një vend shumë mik e i dashur me shqiptarët, siç është Kroacia.

Gazetarja e “akullt” nuk foli thuajse asnjëherë direkt apo dha një ligjërim publik që të mund të shkaktonte polemika.

Ajo pa folur shumë, tha se kishte ardhur me misionin e Reformës në Drejtësi.

Drejtoi negociatat për të krijuar grupin e ekspertëve dhe koordinoi me Brukselin përgatitjen e vetingut, duke bërë gati një mal me dosje për zyrtarët e korruptuar.

Dhe të gjitha i çoi në seksionin që drejton gjermani i fortë i Brukselit Reinhard Priebe.

Por pikërisht këto veprime tronditën themelet e elitës së vjetër politike në vend.

Duke qenë se vendi i saj ka marrëdhënie të ngushtë me Berlinin, Vlahutin pati një koordinim perfekt me Gjermaninë dhe zyrtarët e saj si në Tiranë ashtu edhe në kryeqytetin gjerman.

Në vitin 2014, Vlahutin shqiptoi e para fatin që i priste zyrtarët e korruptuar në vend. Ajo mbajti një fjalim që tronditi psiqikisht një pjesë të politikës shqiptare.

Ajo, duke iu referuar arrestimit të ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader, deklaroi se “në atë çast e kuptova se ne do të bëheshim anëtarë të BE-së”.

Vlahutin deklaroi se “politikanët e kësaj gjenerate duhet ta kuptojnë se ajo që bëjnë po e ndryshon përgjithnjë vendin dhe se ata duhet ta ndryshojnë vendin për mirë”.

Do të ishte Sali Berisha, ish-kryeministri dhe lideri historik i PD-së që do ta sulmonte egërsisht më shumë se një vit e gjysmë më parë.

E akuzoi për njëanshmëri, pasi Vlahutin nuk “luajti nga vendi” pas paralajmërimeve të PD-së se “po luante me zjarrin”.

Ndërkaq, po një vit më parë, Romana Vllahutin, i tregoi “derën” Ditmir Bushatit pas një aksioni jo shumë korrekt të shefit të diplomacisë shqiptare.

Kroatja e fortë, hoqi nga puna bashkëshorten e Ditmir Bushatit, që punonte në një nga zyrat e Bashkimit Europian në Tiranë, pikërisht për të dhënë mesazhin e mungesës së konfliktit të interesit dhe barazisë të të gjithëve përpara standardeve europiane.

Pas këtij veprimi provoi një sjellje aspak diplomatike të shefit të irrituar të diplomacisë shqiptare, por kurrë nuk ushqeu mediat me këtë event më shumë gosipi, por vazhdoi përpjekjen e saj për të hequr gratë dhe të afërmit e politikës nga zyrat luksoze të Brukselit në Tiranë, të cilat ishin emëruar nga paraardhësit e kroates që ranë në batakun provincial por të ëmbël të jetës së Tiranës.

Së bashku me Donald Lu-në, ajo u e ktheu angazhimin ndërkombëtar për Reformën në Drejtësi, në një aksion demonstrativ diplomatik e civil, që ngriti nervat e një pjese të politikës, e cila ushqeu, sponsorizoi, por edhe lejoi të ndërsenin njerëz që e akuzonin me një etikë jashtë normales.

Por kroatja nuk u përgjigj kurrë sulmeve direkte; dha pak intervista dhe foli vetëm në gjuhën e drunjtë diplomatike.

Por në mënyrë të prerë kërkoi “arrestimin e zyrtarëve të korruptuar”.

Më 8 dhjetor 2015 doli kundër përshkallëzimit të protestave të opozitës dhe u bëri thirrje të distancohen nga dhuna.

Pikërisht në këtë periudhë opozita rriti edhe më shumë presionin, me shpresën se do ta izolonin ambasadoren nga Brukseli zyrtar.

Por shefja e diplomacisë së BE-së, italiania Mogherini, gjatë fjalës së saj në Parlamentin shqiptar e paraqiti kroaten, si pasqyrën e BE-së në Tiranë.

Për herë të parë në një deklaratë zyrtare, Romana Vlahutin u sulmua direkt nga kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili e akuzoi se ka dërguar në Bruksel informacion jo të vërtetë dhe jo real.

Por ka mbërritur menjëherë përgjigja e prerë e zyrtarëve të BE-së që jo vetëm e mbështesnin ambasadoren e tyre në Tiranë, por nuk dërguan asnjë mision shtesë për ta ndihmuar përpjekjen e saj.

Zonja Vlahutin, për herë të parë, ka qenë diplomatja më e fuqishme e Brukselit në Tiranë, duke marrë peshën e lidershipit të politikës së Bashkimit Europian në Shqipëri.

Deklaratat e dalë nga zyra e saj kanë qenë të shkurtra, të prera, por shumë të hidhura për ata që iu kundërvunë kroates së fortë.

Mbrëmë Lulzim Basha, në daljen e tij pas miratimit të reformës falendëroi nën zë edhe diplomaten e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin.

Megjithatë, në fakt ishte dashur një ndjesë e fortë.

Po të bashkoheshin në një fletë, i gjithë ai lumë sharjes dhe fyerjesh në rrjetet sociale të stisura ndaj ambasadores së BE-së në Tiranë, gjithkush do të skuqej nga mungesa e çdo skrupuli human që sulmon një grua, e cila vjen prej një vendi mik si Kroacia.

Çdo të ndodhte nëse një diplomate shqiptare do të sulmohej në këtë farë feje nga një vend i huaj?!

Në fakt nuk e kanë bërë as serbët…

Post Views: 53
Tags: edi rama
Previous Post

SHËNIM/ A ka fitues në një proces?

Next Post

DIA shtyhet për në vjeshtë, nuk paraqiten dëshmitarët kundër Ismailajt

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

DIA shtyhet për në vjeshtë, nuk paraqiten dëshmitarët kundër Ismailajt

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.