• Latest
  • Trending
  • All

Shëndetësia në pasqyrë

10/10/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Shëndetësia në pasqyrë

10/10/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Eduart Hashorva

Mësim amerikan për shëndetësinë tonë

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Fondacioni amerikan “The commonwealth Fond”, është një institucion nga më prestigjiozët në botë në promovimin e performancës së sistemeve shëndetësore. Ky fondacion, para pak kohësh prezantoi analizën e tij të radhës mbi performancën e sistemeve shëndetësore për vitin 2013 të 11 vendeve nga më të zhvilluara të botës si Australia, Kanadaja, Franca, Gjermania, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra, Britania e Madhe dhe SHBA-ja. Treguesit e vlerësimit të performancës shëndetësore ishin: cilësia e shërbimit shëndetësor, aksesi i popullatës për shërbimin shëndetësor, eficienca e shërbimit shëndetësor (sa shëndet prodhohet me paratë që shpenzon), barazia në ofrimin e shërbimit shëndetësor dhe jeta e shëndetshme e popullatës. Disa nga përfundimet e arritura nga ky studim janë shumë interesante e me vlerë për t’u njohur edhe nga ne. Vendi me performancën më të mirë u vlerësua Britania, e pasuar nga Zvicra, Suedia, Australia, Gjermania etj. Vendi me performancën më të dobët (e renditur në vendin e 11-të) është SHBA-ja, e cila është edhe vendi që shpenzon më shumë (8508 USD për banor në vit) shumë kjo disa herë më e madhe se Britania (3405 USD), Suedia (3925 USD), Franca (4118 USD),  Gjermania (4495 USD) etj. Për më tepër, SHBA-ja renditet e fundit për aksesin që kanë qytetarët për kujdes shëndetësor, pasojë kjo kryesisht e mungesës së mbulimit universal. Po kështu SHBA-ja renditet e fundit në barazinë për marrjen e shërbimit shëndetësor dhe jetën e shëndetshme (vdekjet foshnjore, jeta mesatare e popullsisë etj.). Lind pyetja, si shpjegohet që vendi që shpenzon më shumë se çdo vend tjetër për shëndetësinë ka këtë performancë të dobët?

 Suksesi i reformës = të DISH + të KESH + të DUASH

SHBA – të kenë specialistët më të famshëm dhe shkollat më elitare në botë të përgatitjes së mjekëve e personelit tjetër shëndetësor, të specialistëve të menaxhimit dhe administrimit të shëndetësisë si Harvardi, Johns Hopkins-i etj, pra DINË;

SHBA – të shpenzojnë rreth 2.5 trilionë USD në vit për shëndetësinë; kanë infrastrukturë të shkëlqyer të institucioneve shëndetësore me pajisje e teknologji ultra moderne, një armatë gjigante mjekësh e personeli shëndetësor etj,. pra KANË.

SHBA – të shpenzojnë një det me para për shëndetësinë, të cilat shkojnë për fitimet stratosferike të shoqërive private të sigurimeve shëndetësore, rrogat faraonike të menaxherëve të spitaleve, superpagesat për mjeket dhe personelin shëndetësor, “kopetë” e juristëve që bëjnë drejtësi (dhe para) mbi gabimet mjekësore etj., etj. Për ilustrim; një CEO (drejtor) i një spitali të madh e ka rrogën vjetore deri në 10 herë më të lartë se Presidenti i SHBA-së, ndërsa paga e një mjeku në SHBA është disa herë më e lartë se e kolegëve të tij në Europë. A duan këta njerëz që të ndryshojë statusquo –ja, pra të reformohet sistemi dhe të humbin privilegjet e deritanishme? Pa dyshim që NUK DUAN. Kjo rezistencë është kaq e madhe dhe e sofistikuar sa edhe përpjekjet e shumë presidentëve demokratë, ndër të cilët edhe Bill Klinton e Barak Obama, për reformimin e sistemit shëndetësor amerikan janë penguar.

Mësimi që duhet të nxjerrim

Pavarësisht ndryshimeve tepër të mëdha që qëndrojnë midis Shqipërisë dhe SHBA-së, sistemet tona shëndetësore kanë edhe ngjashmëri, nga të cilat njëra është e rëndësishme e me pasoja; financimi i të dyja sistemeve shëndetësore bëhet në masën rreth 60% nga direkt xhepat e qytetarëve. Nën këtë këndvështrim, besoj se është e domosdoshme të mësojmë nga përvojat, arritjet dhe dështimet e sistemit amerikan.

Mësimi amerikan që del nga analiza e mësipërme është se, reformat e suksesshme i bëjnë ata që duan, dinë dhe kanë me se t’i bëjnë. Ky mësim është i vlefshëm dhe për reformimin e sistemit tonë shëndetësor dhe të shtyn të bësh pyetjet e mëposhtme:

A ka sistemi ynë shëndetësor burime financiare (dhe jo vetëm) të mjaftueshme për t’u reformuar? A zgjedhim në drejtimin e sistemit dhe institucioneve shëndetësore qendrore e lokale njerëzit e duhur, profesionistë të aftë e me përvojë që njohin politikat e reformat shëndetësore, apo amatorë që nuk dinë dhe/ose rufjanë e batakçinjtë e përhershëm që nuk duan pasi janë të kënaqur me statusquo-në që u siguron fitime kolosale?! Në këto 22 vite tranzicioni të stërzgjatur është folur shumë për reforma në shëndetësi, bile është arritur deri aty sa e kanë krahasuar sistemin tonë me atë spanjoll e danez, por pyetja që shtroj është: A është reformuar realisht sistemi ynë shëndetësor apo ka pasur më shumë zhurmë e demagogji?

Përgjigjet e pyetjeve të mësipërme nuk janë as të lehta, as edhe të thjeshta.

Koha për debat!

Unë besoj se hapja e një debati të gjerë e profesional mbi gjendjen dhe reformimin e sistemit tonë shëndetësor do të ishte kontributi më me vlerë që mund t’i bëhet reformimit real të sistemit tonë shëndetësor drejt standardeve të BE-së, dhe pa dyshim edhe shëndetit të qytetarëve shqiptarë sot. Nën rubrikën “Shëndetësia përballë pasqyrës” do të analizoj gjendjen, problematikën dhe reformat e ndërmarra në sistemin tonë shëndetësor duke e vënë përballë me pasqyrën, pra me standardin e sistemeve shëndetësore të BE-së e më gjerë. Formimi profesional e përvoja e gjatë në politikat dhe menaxhimin e shëndetësisë, brenda e jashtë vendit, besoj se më japin mundësi që me opinionet dhe vlerësimet e mia të kontribuoj në nxitjen e reformave të duhura për zhvillimin e një sistemi shëndetësor lehtësisht të arritshëm, cilësisht të kënaqshëm dhe kosto-efektiv në vendin tonë.

Ftoj të gjithë ata kolegë që duan që sistemi ynë shëndetësor të reformohet realisht, të bëhen pjesë e këtij debati mediatik, me të cilin janë të lidhur shëndeti dhe jeta jonë.

*Ekspert i politikave shëndetësore

Previous Post

Politika kosovare, pa adresë

Next Post

Farkëtimi i fatalitetit kosovar sot

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Farkëtimi i fatalitetit kosovar sot

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.