Nga i pari aksident i rëndë hekurudhor në një vit që përfshin naftën nuk pati të lënduar, por treni vazhdoi të digjej për mbi gjashtë orë tregojnë zyrtarë vendas.
Ngjarja nxiti menjëherë thirrjet për rregulla më të forta sa i takon mbrojtjes së komuniteteve nga aksidente të kësaj natyre, që janë me rrezikshmëri shumë të lartë për ta.
“Në këtë pikë mund të raportoj se nga ky episod nuk ka vdekje e të lënduar dhe as humbje strukturore. Punonjës lokalë, shtetërorë e federalë janë angazhuar në operacionin e fashitjes së zjarrit e ftohjes së trenit, por duket se kjo do të vazhdojë gjatë”, tha Kate Broën, guvernatore e Oregonit.
Kompania “Union Pacific”, së cilës i përket treni në fjalë, njoftoi se 11 prej 96 vagonëve të tij kishin dalë nga shinat 110 km në lindje të Portlandit, pranë qytetit të vogël Mosier.
















