Në ankesë theksohet se “e drejtë sovrane” e presidentit është nëse të huajt do t’i pranojë në vend ose jo, duke e theksuar si “shkakun kryesor parimin se i huaji i cili për herë të parë kërkon hyrje në SHBA kërkon privilegj dhe nuk ka të drejta kushtetuese lidhur me zbatimin e saj”, transmetuan mediat amerikane.
Presidenti amerikan të shtunën si “qesharke” e vlerësoi aktgjykimin e gjykatësit Xhejms Robart nga Sietëlli, duke porositur se vendimi i “gjykatësit të ashtuquajtur” do të shfuqizohet.
“Do të fitojmë. Për shkak të sigurisë së vendit, do të fitojmë”, tha Tramp para gazetarëve të Floridës, transmetuan mediat britanike.
Tramp dje, në një seri të tuiteve të tij, e dënoi vendimin të cilin gjykata federale nga Sietëll e solli të premten, ndërsa në një prej tyre theksoi se, për shkak të bllokimit të vendimit për ndalesën për hyrje, shumë “njerëz të këqij dhe të rrezikshëm do të mund të hyjnë në vend”.
Qeveria amerikane paralajmëroi se vendimi për pezullimin e ndalesës për udhëtime në SHBA drejtpërdrejt e dëmton opinionin.
Ministria e Drejtësisë kërkon vendimin e gjykatësit Robert të vihet jashtë fuqie derisa nuk i përgjigjet ankesës së dorëzuar, duke theksuar se ndalesa për hyrje në vend është e domosdoshme “që të sigurohet që atyre të cilëve u është miratuar hyrja të mos kenë qëllim t’i dëmtojnë amerikanët dhe nuk kanë lidhje me terrorizmin”.
Në parashtresën e Ministrisë së Drejtësisë Tramp është theksuar si një prej shtruesve në cilësinë e presidentit, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhon Keli dhe sekretarin e shtetit, Reks Tilerson.






















