“Marrëveshja për murin po zbatohet. Në Mitrovicën Veriore po implementohen ligjet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ministri Shala.
Lexo postimin e plotë:
Marrëveshja për murin po zbatohet!
Në Mitrovicën Veriore po implementohen ligjet e Republikës së Kosovës. Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të jetë e gatshme, e hapur dhe konstruktive për të zgjidhur të gjitha çështjet mbi bazën e ligjit, me dialog, mirëkuptim dhe në favor të së mirës së përgjithshme për të gjithë qytetarët e Kosovës.






















