Ndihmës sekretarja amerikane e Mbrojtjes për Rusi/Ukrainë dhe Euroazi, Evelyn N. Farkas, e cila shoqërohej nga gjeneral-majori I ushtrisë amerikane Rady A.Kee, ka takuar sot (e diel) në Prishtinë ministrin e FSK-së, Agim Çekun dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneral-lejtënant Kadri Kastratin, njoftoi Ministria e FSK-së.
Në njoftim thuhet se ministri Çeku ka falënderuar ndihmës sekretaren Farkas për mbështetjen e vazhdueshme që po japin Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zhvillimin dhe rritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ndërsa, ndihmës sekretarja amerikane e mbrojtjes ka premtuar se “edhe në të ardhmen SHBA do ta ndihmojë dhe mbështesë FSK-në në transformimin e saj në Forcë të Armatosur të Kosovës (FAK).
Ndërsa gjeneral-lejtënant Kadri Kastrati e ka informuar ndihmës sekretaren Farkas rreth angazhimeve të FSK-së, operacioneve të deminimit dhe operacionet e kërkim–shpëtimit dhe ato humanitare.
Në njoftim thuhet se një theks i veçantë në këtë takim i është kushtuar stërvitjes, shkollimit dhe edukimit të pjesëtarëve të FSK-së dhe se të dyja palët janë dakorduar se për vazhdimin e bashkëpunimit përmes programeve të partneritetit me Gardën Kombëtare të Ioëas dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë.(r.m.)