Askush nuk do ta mendonte se gazetarja e palodhur e News 24, Gazeta Shqiptare dhe BalkanWeb, Enkelejda Skënderasi do të mbyllte sytë në moshe kaq të re. Askush nuk e mendonte se pas telefonit të News 24 nuk do dëgjohet me zëri i ëmbël i Enkelejdës, por dhe zëri autoritar në dhënien e lajmit. Shpejtësia me të cilën ajo përpiqej të jepte gjithcka ndodhte në Korçë, vendin ku ajo kishte lindur, ushtronte profesionin e gazetares prej vitesh, vendin ku ajo do prehet përjetësisht.
Redaksia jonë u drodh kur mësoi mbi aksidentin tragjik që ndodhi sot në orën 12:45 pranë fshatit Panarit teksa Enkelejda po shkonte në një aktivitetet së bashku me kolegë të tjerë për të filmuar aktivitetin e “100 vjetorit të masakres së Panaritit”. Automjeti tip “Fuoristradë” me targë AA679EIM me të cilin po udhëtonte Enkelejda ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga 20 metra lartësi. Lajmi kob, gazetarja Skënderasi 29 vjeç gjeti vdekjen e menjëhershme.
Duke vajtuar operatori Reshit Dikolli tregon momentin e aksidentit. Ai shprehet se gazetarja Enkelejda Skënderi ishte ulur në vendin e parë të automjetit dhe në momentin e aksidentit e kishte vendosur rripin e sigurimit. “Shoferi kishte ndaluar sepse kishte dalë një makine tjetër përpara. Nuk ka qenë asnjë manovër e gabuar e shoferit. Ishim në malore dhe shoferi ndaloi. Enkelejda ishte ulur në vendin e parë, unë isha ulur mbrapa dhe kishte vendosur rripin e sigurimit por në momentin që makina u nis rrëshkiti nga zhavorri. Ne ramë poshtë dhe Enkelejda doli nga makina dhe u përplas në një shkëmb, ne e gjetëm jashtë të mbuluar në gjak, të pajetë”.
Gazetarja jonë Enkelejda
Enkelejda Skënderasi ka lindur ne qytetin e Korçës më 1 tetor të vitit 1985. Pas përfundimit të studimeve në degën Filozofi-Sociologji në Universitetin ‘Fan Noli’ të qytetit juglindor Enkelejda do të niste të ushtronte profesionin e gazetares. Fillimisht në media lokale. Në tetor të vitit 2009, Enkelejda do të niste punë si gazetare e Tv News24 ku mbulonte me informacion gjithë Qarkun e Korcës, përfshi Korçën, Pogradecin, Ersekën.
Falë punës së saj së palodhur, angazhimit, gadishmërisë, rajoni Juglindor e kishte zërin e saj të përditshëm. Enkelejda gazetarinë nuk e kishte thjesht një profesion ajo e kishte kthyer atë në mision përmes të cilit, i gjendej pranë kujtdo e në cdo kohe. Janë me dhjetra ngjarje që të përcjella në kohë reale kanë gjetur zgjidhje falë raportimeve të Enkelejda Skënderasit, misioni i së cilës nuk kishte orare, nuk njihte vështirësi e sfida përballë lajmit që ajo përcillte nga cdo cep i Korcë.
Korcat humbi zëdhënësen e saj të përditshme. Enkelejda Skënderasi ndonëse fati i kishte përcaktuar pak jetë, ajo la pas të gdhendur emrin e saj të madh të cilin e krijoi falë punës në përcjelljen e zhvillimeve jo vetëm lokale, por edhe atyre kombëtare.
Nga sot Enkelejda Skënderasi nuk do i mungojë vetëm familjes, të afërmve, kolegëve dhe ekranit të News24, por edhe ngjarjeve të përditshme të Rajonit të Korcës. Do i mungojë zyrave në dyert e të cilave trokiste cdo ditë për të gjetur një zgjidhje, do i mungojë të varfërve që duke sensibilizuar për ta gjente ndihmën, do i mungojë emigrantëve që në radhët e gjata këndej e matanë kufirit kërkonin raportimet e Enkelejdës, përmes të cilës gjendej shpesh zgjidhja. Do i mungojë të gjithë atyre, të cilët e shikonin si zgjidhje sa herë përballeshin me padrejtësitë e përtej hekurave. Enkelejda Skënderasi jeta e të ciles u ndërpre sot kur askush nuk e priste shkaktoi boshllëkun e pazëvëndësueshem, familja humbi njeriun, i cili ishte kthyer në idhullin e tyre, kolegët humbën burimin e frymëzimit të përditshem, Korca humbi gazetaren më të denjë, News24 humbi korrespondenten më energjike, zërin që përcillte zhvillimet më të rëndësishme nga rajoni juglindor, por jo vetëm.
I skalitur do mbeten emri i gazetares Enkelejda Skenderasit, jeta e së cilës u shua këtë të dielë teksa sërish udhëtonte në përmbushjen e profesionit të shenjtë të gazetarisë. BW
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















