Lexoni më poshtë statusin e plotë të Shalës:
Duke ndjekur Shpendin në “Personale” u pa edhe një herë se Kryeqytetin e udhëheq kryetari Shpend Ahmeti. Është kryetari i vetëm që përkrahu dhunën në kryeqytetin që e udhëheq vetë.
Është kryetari që i bëri hyxhym shtetit nga zyrat e kryeqytetit të shndërruara herë-herë në zyra të VV, të cilat nuk u morën me kryeqytetin, por me organizimin e protestave të dhunshme deri në përpjekjen e rrënimit të shtetit.
Ndërsa vizioni u rrënua me dorëheqjen e 7 drejtorëve nga 11 sish të ekipit të VV në Prishtinë, Invesitmet më të mëdha politike në kryeqytet u orientuan në propagandën mashtruese ndaj qytetarëve.























