Në pikën 4 të kësaj agjende thuhet se “Në 14:00 të lexohet deklarata e pavarësisë së Çamërisë nga Kryetari i Shoqatës Çamëria në Kosovë z.Nexhmi Muçiqi, mbas leximit të deklaratës të proklamohemi me aklamacion për apo kundër kësaj deklarate si dhe në fund të aplaudohet”.
Por këtë pikë të agjendës po e mohon Muçiqi i cili për lajmi.net thotë se ka ndodhur një gabim teknik.
“Pavarësia do të shpallet në Holandë dhe ne si shoqatë vetëm do ta përkrahim deklaratën që do të lexohet në Hagë”, ka deklaruar Muçiqi. “Ka ndodhur një gabim, nuk do të ketë lexim dhe votim të deklaratës në Komoran”, ka shtuar ai.
Muçiqi ka thënë se i kanë njoftuar institucionet e Kosovës, përfshirë edhe Qeverinë, por nuk kanë asnjë reagim dhe përgjigje nga ta. Ai thotë se nuk e di nëse kjo pavarësi do të njihet nga Kosova.
“Deri më tani nuk kemi asnjë reagim nga institucionet”.
Muçiqi deklaron se nuk do të punohet kundër interesave të Kosovës dhe Shqipërisë, por për çështjen Çame dhe pa penguar askënd.
“Është një tubim paqësor dhe përkrahës dhe në asnjë mënyrë dhunë apo diçka tjetër”.
Ai ka thënë se pas këtij tubimi do të vizitohet memoriali i familjes Jashari në Prekaz dhe varri i Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.























