• Latest
  • Trending
  • All

Shahu dhe shkolla

17/02/2018

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shahu dhe shkolla

17/02/2018
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Zija Vukaj

Kohë më parë qe hedhur dhe mbrojtur ideja e futjes së lojës së shahut nëpër shkolla. Na u duk ide mjaft e mirë dhe e realizueshme, pasi orët që do t’i kushtoheshin këtij sporti mund të vendoseshin brenda planeve mësimore të fizkulturës apo në formën e një moduli brenda spektrit kurrikular, i cili është mjaft i larmishëm, deri në tepri. Për shembull është futur një modul për baletin, një për teatrin, një për muzikën, që nuk është as muzikologji, as teori, as solfezh, por thjesht një mori informacionesh kulturologjike, siç janë edhe për artet pamore etj. etj., thjesht dhe vetëm në trajtime eksperimentale në frymën e maketeve që zëvendësohen çdo vit për arsye mosfunksionimi dhe paqartësie përzgjedhjeje, qoftë në aspektin burimor e shkencor, qoftë metodik e pedagogjik. Duke gjykuar për këtë kulturë, që quhet “loja e mbretit”, por që në fakt vështirë të përkufizohet, m’u kujtua meditimi që bën Stefan Cvajgu te “Novela e shahut”: “Shahu është e vetmja nga të gjitha lojërat që ka shpikur njeriu që nuk është pjellë e rastit, po kurorëzohet me dafinat e lavdisë në saje të zgjuarsisë ose të një forme të veçantë të mendjes që quhet talent.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Por po ta përcaktonim shahun me fjalën “lojë” a nuk është diçka fyese? Mirëpo shahu nuk është as shkencë, as art, por qëndron midis këtyre dy koncepteve si arkivoli i Muhamedit që qëndron midis qiellit dhe tokës. Në këtë lojë shkrihen koncepte që janë në kundërshtim me njëri-tjetrin. Kjo lojë është e lashtë dhe e re njëkohësisht. Në themel është diçka mekanike, por vepron nëpërmjet fantazisë, është e kufizuar në një hapësirë të ngushtë gjeometrike dhe njëkohësisht është e pakufishme në kombinimet e saj; zhvillohet gjithnjë dhe është krejt shterpë; është një mendim pa rrugëdalje, një matematikë që nuk llogarit asgjë, një art pa vepra, një arkitekturë e ndërtuar pa lëndë arkitekturore.

Megjithatë, shahu u ka bërë ballë provave të kohës më shumë se gjithë librat dhe veprat. Kjo është loja e vetme që u takon gjithë popujve dhe të gjitha periudhave historike. Askush nuk e di si quhet emri i asaj perëndie që e solli atë mbi tokë për t’iu larguar njerëzve mërzitjen, për t’ua holluar ndjenjat, për t’u kalitur shpirtin! Ku është fillimi dhe ku është mbarimi? Rregullat e shahut mund t’i mësojnë fëmijët, pas kësaj loje tërhiqen edhe amatorët, njëkohësisht në fushën e tij të ngushtë me katrorë lindin mjeshtër të jashtëzakonshëm që nuk mund të krahasohen me të tjerët”.

Duke parë punën tonë, mësimdhënien, qëllimin final të saj, formimin e brezave, objektin dhe subjektin tonë, nxënësin, mendoj se përcaktimi i Cvajgut natyrisht që është artistik dhe subjektiv dhe efekti i shahut nuk është ndonjë shkop magjik as ndonjë ilaç çudibërës që vepron direkt, por në morinë e përpjekjeve që ne bëjmë për të formuar botën e ndërlikuar të njeriut të ardhshëm kjo kulturë mund të ndikojë në mënyrë indirekte në temperamente të ndryshme. Së pari, shahu ka ca rregulla shumë striktë që nuk të lejojnë të hysh në botën e tij pa i mësuar dhe impakti i parë me këtë sport është ndeshja e njeriut me rregullën.

Ndeshja me rregullën kultivon drejtësinë dhe përjashton mashtrimin i cili në këtë sport nuk njihet as si dukuri. Ndeshja me rregullën i mëson njeriu humbjen, që është mësimi më i madh; që është edhe kurora e mitit të Sizifit. Së dyti, shahu është një garë individuale, një betejë mes vetes dhe labirinteve pafundësisht të ndërlikuara të skakierës, të atij universi që duhet parë e lexuar me vëmendje. Së treti, duke qenë një lojë që krijon iluzione optike, që ofron pamje që nuk e kanë thelbin si dukjen, që nuk mund të kuptohen me një shikim dhe nxitimi në lëvizje të çon në përfundime të gabuara dhe në humbje, kjo bëhet një mënyrë e mirë për të kultivuar te njeriu shmangien e leximit të sipërfaqshëm të realitetit, edukon thellësinë e mendimit, dëshirën për të zbuluar thellësitë e gjërave. Konfiguracionet e çuditshme dhe kombinacionet e pafund, virtuale dhe reale që ofron loja magjike e shahut mprehin shikimin e njeriut deri në përsosje. I hapen shtigje të pafundme fantazisë dhe shikimit krijues të njeriut.

Kemi patur përvoja të këndshme e befasuese nga lënda e stereometrisë, kur të gjithë jemi ndodhur para së njëjtës figurë gjeometrike, kemi zgjidhur në të njëjtën mënyrë mediokre të gjithë njësoj një ushtrim, kemi marrë madje edhe atë dhjetën mediokre sa për dëftesë, por vetëm njërit ia ka kapur syri një formë a zgjidhje krejt tjetër, që shpesh ka befasuar edhe profesorin. Dhe ky është nxënësi kreativ. Kështu ndodh edhe në shah. Po kështu ndodh edhe në realitet. Meqë shahu vjen nga kulturat e lindjes, më pëlqen të kujtoj një term nga mistika islame që i përshtatet kontekstit- “gajbi”. Gajbi është e vërteta që nuk shfaqet në sipërfaqe, që nuk shihet as kuptohet me shikime të cekëta. Aq sa është e bukur dhe tërheqëse loja e shahut, aq magjike bëhen meditimet rreth saj. Po të mendojmë pak për figurat.

Ushtari është simboli më i qartë dhe i bukur i sakrificës, është aty ku ndodh konflikti, ku zhvillohet sulmi. Dhe vetë koncepti i sakrificës merr një kuptim filozofik në raport me dinamikat dhe fantazinë që shoqëron këtë lojë. Sa më e vështirë, paradoksale, e papritur dhe e pagjasë të jetë fitorja, aq më të mëdha duhet të bëhen sakrificat. Gati si në jetë. Dhe ushtari i shahut shpeshherë e realizon ëndrrën e ushtarit të ushtrisë klasike për t’u bërë gjeneral. Ndërsa dama ose mbretëresha duket sikur ka ardhur nga matriarkati. Fuqia e saj është madhore. Dama është përcaktuesja e fatit të lojës, teksa mbreti, që është ontologjikisht i ndryshëm, ka vetëm heraldikën institucionale të mbretërisë dhe shërben për të njohur zyrtarisht fitoren apo disfatën.

Kur shpreh mendimin që loja e shahut të futet në shkolla mund të më kundërshtojë gjithkush me argumentin se kjo kulturë nuk ka një funksion utilitar, praktik, pragmatist etj. Dakord, por kjo ndodh edhe me poezinë. As poezia nuk është se ka ndonjë funksion utilitar. Pra, leximi i një poezie nuk të bën mekanik as bujk, as punonjës administrate, por funksioni i saj është estetik, i tërthortë, i padukshëm dhe hyn në lojë vetëm në rastin kur individi, si qenie sociale dhe jo thjesht biologjike dëshiron të përsoset shpirtërisht.

Previous Post

E keqja që është mbrojtur në universitetet publike

Next Post

Gungën e kurrizos e drejton vetëm varri

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Gungën e kurrizos e drejton vetëm varri

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.