• Latest
  • Trending
  • All

Gungën e kurrizos e drejton vetëm varri

17/02/2018

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Gungën e kurrizos e drejton vetëm varri

17/02/2018
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Spartak Ngjela

Ky është gjykimi i prerë për korrupsionin shqiptar. Ai duhet shpërbërë duke likuiduar menjëherë të gjithë elitën politike të korruptuar. Në kohën e sotme, politika amerikane, si ndihmuese në partnership me Shqipërinë dhe shqiptarët, duhet të tregohet me vendosmëri maksimale kundër korrupsionit shqiptar. Korrupsioni shqiptar kërkon me çdo mjet të bllokojë politikën amerikane në Ballkanin Perëndimor. Konflikti midis moralitetit dhe vjedhjes korruptive në Shqipëri do jetë në rritje në të ardhmen e afërt. Kjo është arsyeja që politika amerikanë duhet ta mbajë në informim permanent opinionin publik shqiptar. Në të njëjtën kohë duhet theksuar se elita e korruptuar kërkon destabilizimin e Shqipërisë si të vetmen shpresë ku ka mbështetur metodën e saj të bllokimit të Reformës në Shqipëri. Por në të njëjtën kohë, për ta kuptuar më qartë bashkimin e elitës politike aktuale për të bllokuar Reformën në Drejtësi, duhen parë me radhë të gjitha aspektet aktuale të korrupsionit shqiptar.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

-Cilat janë aspektet e këtij korrupsioni? 1. Korrupsioni kryeministror. Ky është kryesori. 2. Korrupsioni në prokurori. 3. Korrupsioni në gjykatë. 4. Korrupsioni në bashki. Këto janë katër aspektet kryesore që përbëjnë korrupsionin shqiptar sot; dhe duhet të likuidohen të katër, sepse të katër janë të lidhur në mënyrë organike me njëri-tjetrin. Nga këta të katër, kuptohet se korrupsioni kryesor është korrupsioni kryeministror. Me korrupsion kryeministror duhet të kuptojmë korrupsionet që janë bërë në rangun e të gjitha qeverive të korruptuara që kanë kaluar pas rënies së komunizmit në Shqipëri. Sipas dukjes dokumentare, kush më shumë e kush më pak, dhe, sipas emrave të kryeministrave, janë katër qeveri të përfshira në korrupsion: qeveria Nano1, qeveria Meta, qeveria Nano 2; qeveria Berisha 1 dhe 2; dhe qeveria Rama 1 dhe 2. Pra, janë gjashtë qeveri dhe katër kryeministra. Deri tani nuk janë dhënë prova për korrupsion në lidhje me qeverinë Meksi dhe qeverinë Majko.

-Ekzistenca e korrupsionit shqiptar është rrjedhojë direkte e pushtetit gjyqësor. Këtu vjen dhe grumbullohet pastaj e gjithë e keqja korruptive shqiptare. Por, duke përmendur faktin se i gjithë pushteti gjyqësor sot, në një rrjedhë historike, është mbajtur në këmbë nga mazhorancat parlamentare që kanë ardhur njëra pas tjetrës, kuptohet se i gjithë korrupsioni shumë i madh në Shqipëri është përkrahur dhe është zmadhuar deri në këtë pikë, sepse në fakt ka patur një marrëveshje të heshtur midis tri pikave kryesore të këtij regjimi politik abuziv: kryeministër, gjykatë dhe prokurori. Të tria pikat kanë funksionuar në Shqipëri në funksion të krimit. Është formuar bashkëpunimi konspirativ kriminal midis kryeministrave absolut që kanë drejtuar mazhorancat parlamentare dhe dy qendrave të drejtësisë: gjykatës dhe prokurorisë. Ky konspiracion ka sjellë në Shqipëri pushtimin e shtetit nga krimi. Se nuk kishte mundësi që të ndodhte ndryshe. Kur të tria këto institucione bashkohen në funksion të abuzimit me pushtetin, një shoqëri ose pushtohet nga krimi shtetëror politik që krijon tiranitë ose pushtohet nga krimi ordiner që krijon partnership me politikën e lartë qeverisëse. Duke u nisur nga kjo arsye që është një e vërtetë apodiktike me logjikën e shtetit, kuptohet se ne sot, si shoqëri, drejtohemi nga partnershipi që ka bërë politika e lartë e korruptuar me krimin ordiner, por duke shtuar këtu edhe konspiracionin midis pushtetit gjyqësor dhe korrupsionit kryeministror, atëherë kuptohet se shoqëria shqiptare sot sundohet nga krimi ordiner.

Politika amerikane që kërkon partnership me politikën shqiptare se e ka nevojë të domosdoshme të interesit të vet politik; dhe Bashkimi Europian që e njeh si interes politik të dorës së parë futjen e Shqipërisë në Bashkim, të dy bashkë, nuk mund ta pranojnë partnershipin politik me një klasë politike të korruptuar deri në poret e saj. Prandaj, pikërisht në këtë shkak dhe në këtë arsye të shkakut, të dy partnerët e Shqipërisë formuluan Reformën në Drejtësi. Politika amerikane, në lidhje me këtë Reformë, duke e parë që politika e lartë shqiptare ishte refraktare, ndërhyri në mënyrë drastike dhe tani gjithçka është e finalizuar.

-Reforma në Shqipëri nuk filloi me korrupsionin kryeministror, por me korrupsionin në pushtetin gjyqësor: në gjykatë dhe prokurori në të njëjtën kohë. Kjo sepse, duke eliminuar një nga partnerët e konspiracionit politik, gjykatë – prokurori, partneri tjetër (korrupsioni kryeministror) mbetet i pambrojtur dhe drejt shpronësimit të tij e drejt penalizimit të tij. Kjo ka qenë metoda e ekspertizës perëndimore, e cila ndërkohë pati një apendiks të shpejtë, që ishte Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme. Ardhja e kësaj prokuroreje si pjesë e veçantë e Reformës, shpëton edhe Reformën, por edhe fillon goditjen e krimit ordiner i cili është partner edhe me politikën, por edhe me pushtetin gjyqësor. Ndërkohë, për çështje ditësh, pritet eliminimi i pjesës së parë të korrupsionit në gjykatë dhe në prokurori. Atëherë koha ka ardhur. Korrupsioni i lartë shtetëror nuk e destabilizon dot Shqipërinë; Prokurorja e Përgjithshme do vijojë goditjen e krimit ordiner; kurse sigurisht që Reforma në Drejtësi fillon finalizimin kur të dalin aktet e para të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, të cilat, të strukturuara tashmë, po pritet të formojnë Prokurorinë Speciale dhe Gjykatën Speciale.

Previous Post

Shahu dhe shkolla

Next Post

Çdo popull ka qeverinë që meriton

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Çdo popull ka qeverinë që meriton

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.