Serwer ka thënë, se Kosova ka nevojë që të jetë kontribuese në siguri dhe jo vetëm konsumuese e saj.
“Ajo që duhet bindur serbët më shumë është që FSK nuk do të jetë kundër tyre, por për t’i mbrojtur dhe reaguar ndaj ndonjë kërcënimi të jashtëm”, ka thënë ai.
Sipas tij, Kosova dhe Serbia do të ishin më mirë që mos të sulmojnë njëra tjetrën.
“Ajo çfarë do ta hiqte këtë rrezik është që Serbia ta njoh sovranitetin e Kosovës dhe ta lejojë atë që të bëhet pjesë e OKB-së. Dëshiroj të shoh një pako marrëveshje ku do të ishte themelimi i Ushtrisë së Kosovës, shkëmbimi i diplomatëve formimi i Asociacionit në bazë të Kushtetutës së Kosovës. Jam i bindur që Serbia nuk do të bëhet anëtarë e BE pa shkëmbim të diplomatëve më Kosovën”, ka thënë ndër tjera Serwer.
Në fund, eksperti për çështjet në Ballkan, ka thënë se që Kosova dhe Serbia do të jenë aleatë dhe do të luftojnë kundër të tjerëve, dhe sipas tij, dita për ta bërë këtë është tash.






















