Thaçi ka thënë, se institucionet e Kosovës janë të gatshme të nisin edhe një përpjekje së bashku më faktorin ndërkombëtar për t’i bindur të gjitha komunitet që të votojnë formimin e ushtrisë.
Mirëpo, ai ka thënë se i ka shkruar letër kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli që iniciativa e tij të mos futet në rend dite edhe për një kohë.
Kjo sipas Presidentit do të bëhet për një kohë deri sa të shteren mundësit e debatit me serbët.
Mirëpo u është drejtuar përfaqësuesve politik mos të mendojnë që Kosova po heq dorë nga formimi i ushtrisë, ai ka thënë se “Ne do të bëjmë këtë brena këtij vitit”.
























