Shqipëria vijon të regjistrojë shifra tronditëse të viktimave nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, 21 persona kanë humbur jetën nga covid 19, duke e thelluar më tej bilancin tragjik të pandemisë.
Tirana ka regjistruar 9 viktimave, ndërsa mes të vdekurve ka edhe 50 vjeçar.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kurbini, 2 qytetarë nga Berati, 1 qyetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Erseka, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Dibra, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 50-91 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.”, njofton ministria.
Rastet e infeksioneve të reja vijonë të mbeten të larta. Ministria njofton se Janë kryer 3805 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 952 qytetarë.
“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 408 raste në Tiranë, 53 raste në Vlorë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Krujë, 28 raste në Fier, Elbasan, Lushnje, 27 raste në Shkodër, 22 raste në Gjirokastër, 21 raste në Korçë, Berat, 20 raste në Kavajë, 19 raste në Kurbin, Tepelenë, 18 raste në Përmet, 16 raste në Kukës, 14 raste në Sarandë, 13 raste në Lezhë, Mat, Gramsh, Kuçovë, 12 raste në Mallakastër, 10 raste në Bulqizë, 9 raste në Kamëz, 8 raste në Devoll, 7 raste Malësi e Madhe, 6 raste në Mirditë, 3 raste në Vorë, Peqin, 2 raste Kolonjë, Memaliaj, Delvinë, Librazhd, Rrogozhinë, Pukë, Has, 1 rast në Maliq, Cërrik, Poliçan, Libohovë, Skrapar, Belsh, Dibër, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Divjakë, Pogradec.”
Sipas shifrave të ministrisë, dje kanë rezultuar pozitivë 986 persona ndërkohë që 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë, 1,796 persona kanë humbur jetën, ndërsa numri i rasteve aktive me covid është 35,598.