Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 17,455 raste të reja të koronavirusit. Shifrat e raportuara janë në ulje në krahasim me dje. Gjithashtu janë shënaur 192 fatalitete, ndërsa dje kishte një numër të lartë, me 280 vdekje.
Këto janë shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë. Janë kryer 257,024 teste molekulare dhe antigjenike.
Shkalla e pozitivitetit, pra raporti midis infeksioneve të reja dhe testeve të kryera, është 6.79%, një rritje krahasuar me 5.8% dje.
Për shkak të shifrave të larta Italia ka marrë vendim për shtim masave, duke ia ndryshuar ngjyrat e qytetet nga zona jeshile në portokalli dhe të kuqe. Deri më tani Italia ka administratuar 4 milionë doza të vaksinave, ndërsa në rajonin e Kampanjës shkollat do të jenë të mbyllura deri më 14 mars.