Krijimi i Ushtrisë së Kosovës do të ishte në kundërshtim më Rezolutën 1244 por edhe me Marrëveshjen e Dejtonit e cila përbëhet nga dispozitat mbi kufizimin ushtarak në territorin e shtetit-nënshkrues, shkruan Telegrafi serb.
Kjo tezë ka ardhur nga Moska, pasi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi inicioi krijimin e Forcave të Armatosura.
Sipas medies të lartpërmendur, Kosova nuk është një vend juridik i njohur ndërkombëtarisht, nuk është nënshkruese e ndonjë akti ligjor dhe është një shtet që nuk i ka të kufizuar kufijtë, transmeton lajmi.net.
Rusia thotë se ‘shfaqja e një komponenti të ri ushtarak në Ballkan do të ishte në kundërshtim me marrëveshjen e Firences’, respektivisht neni i IV-të i marrëveshjes së Dejtonit për Bosnje dhe Hercegovinën e cila ndodhet në rezolutën e miratuar me numër 1031 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Kjo marrëveshje nuk e lejon që në territorin e vendeve pjesëmarrëse të marrëveshjes Firence- Serbi të ketë strukturë të re ushtarake.
Nëse Lista Serbe nuk e jep mbështetjen për krijim e Ushtrisë së Kosovës në bazë të amendamenteve kushtetuese, formimi i saj nuk mund të ndodhë.






















