“Ai është i pafajshëm dhe lirimi i tij nuk duhet të vihet në dilemë.
Ramush…po të presim!”, ka thënë Pacolli.
Kujtojmë se sot me të përfunduar seanca dëgjimore në Colmar të Francës, derisa vetë kreu i AAK-së, ish-kryeministri i Kosovës e ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj ka treguar se kur do të merret vendimi.
“Ka përfunduar seanca, është vendosur që vendimi të merret më 27 prill”, ka thënë Haradinaj, teksa ka falënderuar të gjithë ata që kishin dalë ta presin para gjykatës në Francë.























