• Latest
  • Trending
  • All

Serbia në udhëkryq: A do t’ia kthejë Beogradi shpinën Rusisë? 

03/05/2022

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 28 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Serbia në udhëkryq: A do t’ia kthejë Beogradi shpinën Rusisë? 

03/05/2022
in Aktualitet, Aktualitet, Dhe të tjerat, Lajme

Që nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës toni ndaj Moskës ka ndryshuar edhe në Beograd. Serbia duhet të bëjë një riorientim themelor.

Serbia konsiderohet tradicionalisht si aleati më i ngushtë i Rusisë në Evropë. Ky vend i vogël mburret edhe me marrëdhënie të shkëlqyera me Kinën, e cila ka bërë të mundur shumë projekte infrastrukturore në këtë vend, si zgjerimi i hekurudhave, rrugëve e termocentraleve. Serbia është edhe kandidate për anëtarësim në BE. Kjo politikë e paqartë e vendit të Ballkanit Perëndimor, e cila në Perëndim quhet si “politika me dy karrige” dhe mbështetet në disa aleanca, ka një traditë të gjatë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Ish-presidenti dhe politikani aktual i opozitës Boris Tadiq ndiqte një politikë që ai e përshkroi si një “politikë të jashtme me katër shtylla”: Përveç Rusisë, Kinës dhe BE-së, Serbia nën udhëheqjen e tij (2004-2012) mbështetej edhe tek SHBA si një partner i katërt. Kjo politikë luhatjesh e kritikuar shpesh nga Brukseli dhe Berlini, tani mund të marrë fund. Pas agresionit të Rusisë në Ukrainë, Serbia gjendet në udhëkryq: qeveria e Beogradit duhet të vendosë se me cilën anë do të shkojë ky vend në të ardhmen.

“Thikë në shpinë”

Deri më tani, mediat tabloide serbe, të cilat konsiderohen si megafoni i qeverisë, kanë bërë një pasqyrë të qartë: Rusia dhe Kina ishin miq, e keqja kërcënon nga Perëndimi. Por javën e kaluar, ishin pikërisht këto media që bënë një kthesë befasuese.

“Politika botërore në kurrizin tonë”, ishte titulli i gazetës Informer. Ndërsa gazeta “Kurir” shkruan: “Interesi i zhveshur. Putini mbron interesat e Rusisë (…) dhe injoron qëndrimin e Serbisë”. “Putini i ka harruar serbët dhe Kosovën për shkak të luftës së tij”, ishte titulli i gazetës “Blic” e “Srpski Telegraf” ishte edhe më i qartë: “Putini i fut thikën në shpinë serbëve”.

Çfarë ndodhi në fakt? Presidenti rus Vladimir Putin i arsyetoi pretendimet e tij për Krimenë dhe Ukrainën lindore duke thënë se Perëndimi e kishte ndarë Republikën e sotme të Kosovës nga shteti serb dhe e kishte njohur atë sipas ligjit ndërkombëtar. Me fjalë të thjeshta: ju e ndatë Kosovën nga Serbia, të njëjtën gjë po bëjmë edhe ne me Krimenë dhe Ukrainën lindore. Anasjelltas, në logjikën e tij, kjo do të thotë se Kosova mund të jetë po aq e pavarur sa territoret ukrainase të pretenduara nga Rusia.

Dëshmitë për një pozicionim të ri

Pas vizitës së tyre te presidenti serb Aleksandar Vuçiq më 20 prill 2022, senatorët amerikanë raportuan se ai dëshironte të riorientonte politikën e vendit të tij brenda dy muajsh. Vuçiq ka paralajmëruar edhe një fjalim, me të cilin do t’i drejtohet popullit serb për të premten e ardhshme (6 maj 2022), në të cilin ai do të bëjë një bilanc të gjendjes dhe do të rivlerësojë situatën ndërkombëtare të Serbisë.

Në javët e fundit, presioni ndaj Beogradit është rritur. Nga Uashingtoni dhe Brukseli thuajse çdo ditë thuhej se nëse Serbia do të bëhet pjesë e BE-së, atëherë ajo duhet të ndjekë edhe linjën e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.

Kritika të ashpra për furnizimet kineze të armëve në Serbi kanë ardhur së fundmi edhe nga Parlamenti i BE-së. Beogradi nuk ka asapk nevojë për këtë sistem raketash tokë-ajër, sepse gjeografikisht është i rrethuar vetëm nga vendet e NATO-s dhe të BE-së. Apo vendi ka plane krejtësisht të ndryshme, pyesnin ata.

Në mars 2022, ministri i Brendshëm Aleksandar Vulin, i cili ka bërë emër si një lloj zëdhënësi i presidentit Vuçiq, tha: Serbia duhet të ndalojë çdo afrim të mëtejshëm me BE-në dhe të bëhet politikisht neutrale. Ky neutralitet dhe kjo vetësiguri e tij, e cila është në përpjesëtim të zhdrejtë me fuqinë ekonomike të Serbisë, ushqehet nga historia jugosllave dhe themeluesi komunist i këtij shteti, Josip Broz Tito.

Vuçiqi nën presion

Kreu i shtetit Vuçiq e sheh pozicionin e tij të kërcënuar nga trazirat sociale në vend, analizojnë ato pak media të pavarura në Serbi, që janë kritike ndaj qeverisë. Ato e shohin si të pazakontë që Vuçiqi e ka kundërshtuar publikisht ministrin e tij të Financave, Sinisha Mali, sepse ai donte të bënte disa ndryshime në tregjet e fermerëve, pavarësisht demonstratave disaditëshe të tregtarëve.

Ndërkohë, popullsia duhet të përballojë rritjet masive të çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve. Pensionistët serbë, të cilët presin që Vuçiq të sigurojë standardin e tyre shumë modest të jetesës, e kanë mbështetur Vuçiqin pas ndihmave të menjëhershme të shtetit.

Ekoniomia e rrezikuar?

Në fund të javës së kaluar, gazeta e njohur e Beogradit “Vecernje Novosti”, gjithmonë në ballë të mbrojtjes së Vuçiqit në politikën kundër Perëndimit, botoi një artikull të gjatë politikash mbi situatën në Serbi. Presioni perëndimor “kërcënon seriozisht ekonominë serbe”, sipas skenarit horror të hartuar nga gazeta.

Thuhet se Brukseli po shqyrton ndalimin e ndihmës financiare, përfundimin e investimeve të mëtejshme si dhe çmontimin dhe tërheqjen e atyre që tashmë janë bërë. Por gjërat mund të përkeqësohen shumë, analizon kjo gazetë: Mund të jetë fundi i udhëtimit pa viza në BE, i cili ka qenë i mundur që nga viti 2009. Ndërprerja e ndihmës masive të para-anëtarësimit të BE-së, IPA, mund të jetë e pashmangshme, siç mund të anulohet edhe statusi si kandidat për anëtarësim në BE.

Teoritë konspirative

“Novosti” e klasifikon këtë skenar kërcënimi si pjesë të një teorie të madhe konspirative: Perëndimi po vepron së bashku me fqinjët e tij në Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kroaci kundër presidentit Vuçiq. Dhe më tej: Presioni i tanishëm ndaj Serbisë është vazhdimi i shkatërrimit të Jugosllavisë dhe bombardimeve të NATO-s gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, me synim “që t’i japim shqiptarëve një pjesë të territorit tonë”, shkruan kjo gazetë.

Por Serbia, në fakt, është plotësisht e varur nga Perëndimi. Deri më sot, Brukseli i ka dhënë vendit me 7 milionë banorë rreth katër miliardë euro ndihmë zhvillimi. Sipas Beogradit, 24.000 kompani serbe me pothuajse 900.000 punonjës e bëjnë jetesën nga biznesi me BE-në. Kompanitë serbe shesin dy të tretat e eksporteve të tyre në vendet e BE-së. Komentatorët kritikë vendas presin që Vuçiqi të mos rrezikojë t’i ndërpresë këto lidhje të forta për të mos e vënë veten në rrezik. Prandaj ai do t’ia kthejë shpinën Rusisë dhe do të orientohet qartë drejt Perëndimit. Thomas Brey ka qenë korrespondent i Agjencisë DPA për gati katër dekada./ Marrë nga DW

Post Views: 64
Previous Post

Kurti takon zyrtaren greke, i kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës

Next Post

”E gjunjëzojmë Rusinë brenda disa ditësh”, BE përgatit sanksione të reja! 

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Një vlerësim i veçantë vjen për Shqipërinë nga mediumi prestigjioz amerikan CNN, i cili në një artikull të publikuar të premten...

Next Post

”E gjunjëzojmë Rusinë brenda disa ditësh”, BE përgatit sanksione të reja! 

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.