Një e përditshme serbe në ballinë ka vendosur titullin kryesor deklaratën e Veselit ku paralajmërohet së shpejti votimi i projektligjit që FSK-në e bënë ushtri.
“Veseli: Ushtria e Kosovës brenda një-dy dite”. Ky është titulli kryesor.
Po ashtu aty është përfshirë edhe deklarata e Marko Gjuriqit, drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosoën.
“Prisni bre” është titulli që gazeta serbe ia ka vendosur deklaratës së Gjuriqit, duke treguar në një far forme pafuqinë e Serbisë që të parandalojë formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Serbia kundërshton ashpër formimin e të ashtuquajturës Ushtri e Kosovës. Kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që ta parandalojë këtë”, citohet të ketë thënë Gjuriq.























