Ish-shefi i Agjencisë informative të ushtrisë serbe, Dragan Vlladisavleviq, i cili në vazhdimësi ka kërcënuar Kosovën me hapjen e konflikteve të reja, është përzgjedhur drejtor i Zyrës së re të qeverisë serbe, e cila ekskluzivisht do të merret me procesin e negociatave Prishtinë-Beograd.
Në fillim të këtij muaji, Qeveria e Serbisë ka vendosur që të themelojë këtë zyrë, e cila, siç thonë ata, “ka për qëllim forcimin e të gjitha kapaciteteve kombëtare për të bërë së bashku në një trup të vetëm, të gjithë ata që janë të përfshirë në procesin e negociatave me Prishtinën”, transmeton “Zëri i Amerikës”, seksioni në gjuhen shqipe.
Ushtrues i drejtorit të kësaj Zyre është përzgjedhur Dragan Vlladisavleviq, i cili deri vitin e kaluar ka qenë në krye të agjencisë informative të ushtrisë serbe















